Pse po martohen shqiptaret me burra serbë? Flet akademiku Artan Fuga dhe studiuesja Olta Murataj (VIDEO)

0

E ftuar në emisionin “Rrugtim me Anilën” ishin Olta Murataj, studiuese e shkencave sociale dhe profesori i njohur i komunikimit akademiku Artan Fuga, I cili foli përmes Skype-it.

Tema u nxit nga një shkrim i fundit i profesor Fugës me ish studenten e tij Olten, e cila ka përfunduar studimet në një nga 50 universitetet me të mirë të botës më saktësisht në universitetin e Hacettepe në Turqi, ajo ka një formim ndërdisiplinor të rrallë në Shqipëri në fushën e sociologjisë.

Murataj dhe Fuga disktuan në studio për temën e saj studimore me titull “Martesat mes vajzave shqiptare dhe burrave serbë në Sanxhak të Serbisë”. Rolet u ndërruan ish-profesori i saj u kthye në gazetar dhe Olta në doktoreshën në sociologji, por që sot ende nuk po gjen një vend pune në vendin e saj edhe pse disiplina ku ka studiuar është jo e zakontë.

“E përgëzoj doktoren në sociologji, studimi i saj është shumë interesante e temë e rrallë në Shqipëri, ajo ka vajtur në terren. Studimi I saj është Sanxhaku, ajo ka studiuar familjet që kanë qenë më një vajzë nga Shqipëria dhe një burri serb në zonat rurale, ajo shkoi atje pa asnjë paragjykim, ka vrojtuam ka intervistuar, ka marrë të dhënat demografike dhe ka parë familjet mikse me një shqiptare dhe një serbi, dihen edhe traditat, por edhe por politikat kombëtare. Studimi i saj është I rallë, jam lutur Robert Rakipllarit ta mbështeste në mediat që ai drejton, unë jam vendosur në pozitën e gazetarit për të mësuar nga Olta që është studiuese e re. Në shkencë është dija që prevalon. Unë dua që minutazhin t’ja lë asaj se studimi është i saj. Më ka bërë shumë përshtyje metodologjia e saj intervistim i thelluar, duke ndjekur historitë personale të individëve, ajo niset nga individi, në shkencat sociale shqiptare kjo mungon. Olta është drejtuar mirë e bukur, ajo ka fakte ka të dhëna të marra nga intervistimet e opinionet, janë administruar në mënyrë të përsosur. Mbi të gjitha kam vënë re ajo ka 300 faqe studim ku të dhënat janë derdhur në mënyrë koherente dhe logjike”,-tha shkruajtur prof. Fuga në Skype në emisionin “Rrugëtim me Anilën”.

E ftuar në studio Olta dha detaje se si funksionon “tregu martesor” mes grave shqiptare dhe burrave serb në Sanxhak të Serbisë, foli për moshën e vajzave dhe grave shqiptare që pranojnë të martohen me serbë si dhe sqaroi arsyen përse studimi i saj u fokusua pikërisht tek kjo temë.

“Unë po kërkoja diçka që letërsia nuk ma ofronte, unë doja të shikoja shoqërinë ashtu siç është, doja ta rrëfeja si ta shikoja unë në terren, prandaj kalova nga letërsia në sociologjia, ndërthurja mes tyre ishte e jashtëzakonshme një gur i çmuar për mua. Ky studim është mbi martesat ndërkulturore mes grave shqiptare dhe burrave serb. Në Shqipëri këto martesa i ka bërë pas viteve 90’. E veçanta e këtyre martesave është vëmendja që këta partnerë i kushtojnë roleve gjinore. Serbët nisen nga fakti se gratë janë punëtore, bëjnë fëmijë, janë shtëpiake. Ata nisen nga këto, ata marrin një dakortësi nga gratë për të plotësuar këtë rol, nga ana tjetër gratë shqiptare është në kërkim t një burri, pra të dyja palët janë në kërkim të një modeli tradicional. Në martesë ka kulture, ka gjuhë, ka besim fetar, këto gra kanë një rrugëtim të gjatë e të vështirë. Këto gra nuk dinë asnjë fjalë në gjuhën serbe, është një perde e zezë që duhet të hapet çdo ditë, sa i takon besimit fetar, këto gra janë të besimit katolik apo mysliman, por serbët janë ortodokse, gratë shprehin pengjet në zemrat e tyre pasi janë konvertuar. Pe një burrë serb merr këtë indicia për të kërkuar një grua në Shqipëri, unë udhëtova në veri të Shipërisë, tre muaj mu desh të punoja për ketë teme. 72 gra shqiptare kam intervistuar dhe mbi 50 burra serb. Më shumë ishte e vështirë tek intervistimi i grave, kishin frikë nga kamera, pyetja që më bëhet mua është kjo po pse nuk ka djem shqiptarë që ato ikin e martohen me serbë? Jo nuk ka djem shqiptarë në zonat rurale se ata kanë shkuar në emigrim. Unë kam angazhime, temën time të doktoraturës dua ta sjell në gjuhën shqipe, kam aplikuar në UT në departamentin e sociologjisë dhe jam duke pritur një përgjigje nga atje”,-u shpreh dr.Olta Murataj në studion e “Rrugëtim me Anilën”.

Pjesë nga studimi i dr. Olta Murataj për temën e saj studimore: “Martesat mes vajzave shqiptare dhe burrave serbë në Sanxhak të Serbisë”.

“Burrat serbë zgjedhin të qëndrojnë në fshat në tokat që zotëron familja e tyre, për t’u kujdesuar për tokën, bagëtinë dhe prindërit e moshuar. Gratë serbe kanë braktisur fshatrat për një jetë më të mirë drejt qyteteve, duke refuzuar martesën në zonat rurale. Me shumë pak gra të mbetura në fshatra duket tepër e vështirë që burrat të mund të gjejnë bashkëshorte për të formuar familje. Kërkesa e tyre për martesë ka çuar në krijimin e një “tregu martesor” midis këtyre dy vendeve. Po ashtu, edhe fshatrat në Shqipëri po shpopullohen me shpejtësi, por, janë kryesisht burrat që largohen jashtë vendit për të gjetur punë dhe gratë mbesin pas. Në këtë mënyrë bëhet e vështirë për gratë shqiptare, sidomos në zonat rurale, të gjejnë partner për martesë. Bazuar nga rrëfimet e pjesëmarrësve burra dhe gra, kam arritur të veçoj arsyet thelbësore që kanë shtyrë palët të kalojnë kufirin në kërkim të partnerit të jetës. Këta disa arsye thotë studiuesja që sipas burrave serbë janë: (1) mungesa e vajzave në vendin ku jetojnë, (2) refuzimi i grave serbe të martohen dhe të jetojnë në fshat, (3) “e dëgjuar nga të tjerë” se gratë shqiptare janë gra të lidhura me shtëpinë, që krijojnë familje, bëjnë mbi dy fëmijë, kujdesen për bashkëshortin dhe familjen e tij, pranojnë të jetojnë në fshat, bëjnë punët brenda dhe jashtë shtëpisë, nuk kanë shumë pretendime dhe nuk shpenzojnë shumë para, (4) mosha e tyre për t’u martuar, (5) nevoja për të krijuar familje, (6) dëshira për të pasur fëmijë dhe, (7) frika e të plakurit vetëm”./Balkanweb.com