Pse po rritet vazhdimisht çmimi i naftës?

ina-online
ina-online

19 Shtator, 2023

Në bursat botërore çmimet e naftës javën e kaluar u rritën për të tretën herë radhazi, duke arritur nivele të reja në më shumë se 10 muaj, pasi prodhuesit më të mëdhenj në botë vendosën të zbatojnë prodhim të reduktuar apo të ulin prodhimin.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie javën e kaluar u rrit me 3.6 për qind në 93.93 dollarë, që është niveli i ri më i lartë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Në tregun amerikan, megjithatë, çmimi i fuçisë u rrit me 3.7 për qind në 90.77 dollarë, gjithashtu një nivel i ri më i lartë në 10 muajt e fundit.

Rritja e çmimeve për të tretën javë radhazi është rezultat i vendimeve të Arabisë Saudite dhe Rusisë për uljen e prodhimit. Këta eksportues kryesorë do të shkurtojnë furnizimet deri në fund të këtij viti me një total prej 1.3 milionë fuçi në ditë, përcjell INA.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e saj kanë shtyrë tashmë një afat kohor për një marrëveshje për të shkurtuar furnizimin deri në fund të vitit të ardhshëm.

Duke ulur prodhimin, këto vende po përpiqen të ruajnë çmimet në rritje të naftës, duke qenë se kërkesa po dobësohet për shkak të ngadalësimit të rritjes në ekonomitë më të mëdha në botë.

Çmimet u mbështetën javën e kaluar nga tregues të rinj makroekonomikë nga Kina, importuesi më i madh i naftës në botë.

Në gusht, prodhimi industrial dhe shitjet me pakicë u rritën më shumë se sa pritej, duke nxitur shpresat se rimëkëmbja në ekonominë e dytë më të madhe në botë, dhe rrjedhimisht kërkesa për naftë, po përshpejtohet.

Në çmimin e naftës ndikohen pozitivisht edhe spekulimet se banka qendrore amerikane nuk do të rrisë më normat e interesit dhe se ekonomia atje do të shmangë recesionin.

Është gjithashtu e mundur që Banka Qendrore Evropiane t’i japë fund ciklit të rritjes së normave të interesit.

Kjo do të thotë se pas një ngadalësimi të zgjatur, rritja e ekonomive të SHBA dhe Eurozonës mund të stabilizohet. Dhe kjo do të çonte në stabilizimin e kërkesës për naftën.

Pas rritjes për tre javë rresht, çmimet e naftës zgjeruan fitimet e tyre nga viti në ditë. Në tregun e Londrës, krahasuar me fillimin e vitit, çmimi i fuçisë është rritur me rreth 9.5 për qind, ndërsa në tregun amerikan me rreth 13 për qind. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

albin kurti

Albin Kurti: Ky ishte qëllimi i Vuçiqit më 24 shtator

chollet

Chollet telefonon Kurtin dhe Vuçiqin. Ja mesazhi i tij

armatimi veri

Lajmi i fundit/Në veri të vendit arrestohen edhe dy persona dhe konfiskohet arsenal armësh

krenar lloga

Lloga: Ligji për amnisti do të dorëzohet në Kuvend, s’ka amnisti për veprat e rënda penale

merko

Merko tanimë 3 muaj në “Listën e Zezë”, asnjë rast nuk ka marrë epilog

market-kovacevski-bekteshi

Ulje të çmimeve për pijet, perimet dhe pemët në Maqedoni, Kovaçevski jep detaje

hovenier

Hovenier për grupin terrorist: E dimë që qëndon dikush prapa tyre që i ka pajisur me armatim të rëndë

lajcak

“Die welt”: Lajçak duhej shkarkuar, Biden të ndërhyjë!

Armando Duka

Armand Duka me post të rëndësishëm, bëhet njeriu i dytë i UEFA-s

INFO

NA NDIQ