Pse po vjetërsohen lëndët gjyqësore, Gjykata Penale i përgjigjet ministrit Lloga

Picture of designer@fetishimedia.ch

04/04/2023

Gjykata Penale në Shkup, duke reaguar ndaj vendimit të Apelit, i cili anuloi vendimin për rastin “Organizatorët e 27 Prillit”, për shkak të pretendimeve për shkelje të theksuara të procedurës, i bëri thirrje opinionit dhe ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, të analizohet se pse po vjetërsohen lëndët gjyqësore.

Ky reagim vjen pasi ministri Lloga tregoi se lëshimet po bëhen praktikë për disa gjyqtarë.

“Duke iu përgigjur deklaratës së Ministrit të Drejtësisë, si gjykatë i bëjmë thirrje medias dhe opinionin profesional që të analizojnë se ku dhe për cilat dëmtime thelbësore lëndët presin me vite që të marrin formë të prerë dhe më pas skadojnë, ndërsa qytetarët po humbasin besimin tek drejtësia”, thekson Gjykata Penale.

Ministria e Drejtësisë dje përmes një komunikate reagoi pas revokimit të aktgjykimit për organizatorët e 27 prillit. “Është e qartë se lëshimet e qëllimshme apo të paqëllimshme ende mbeten praktikë e lejuar për disa gjyqtarë. Duhet të merret menjëherë një përgjigje e duhur se përse kjo lejohet në vazhdimësi, pra pse në aktgjykimin e shkallës së parë nuk janë konstatuar të gjitha rrethanat kontestuese dhe as fakte të rëndësishme që kanë të bëjnë me veprën penale terroriste që rrezikon rendin kushtetues dhe sigurinë”, thonë nga kjo ministri lidhur me ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë dhe organizatorët që në shkallë të parë u dënuan me mbi 26 vite burg, por në shkallën e dytë lënda u hodh poshtë dhe u kthye për rigjykim.(INA)

TË FUNDIT

Shkupi sërish në mesin e qyteteve më të ndotura në botë

Ndërroi jetë aktori kumanovar Valon Ademi

Gjykata vendosi për rastin “Organizatorët e 27 prillit”, lirohen Janakieski, Veljanovski, Ristovski dhe Atanasovski

Ahmeti: Nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do ja lëmë këtë vend

MPJ e Greqisë: Mickoski të mos provokojë, çështja maqedonase është e zgjidhur

Tre të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm zinxhiror

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË