Pse Serbia ka ngritur tensionin me Shqipërinë?

0

Nga Spartak Ngjela
Serbia ka ngritur tensionin me Shqipërinë.

Ajo ka frikë nga marrëveshja Shqipëri Kosovë, dhe po e quan atë një tentativë shqiptare për bashkim kombëtar.

Fyen shqiptatët, por, në fakt, po bërtet kot ne një vox clamantis in deserto – në një zë në shkretëtirë.

Serbia tani është një shtet i përbuzur nga politika amerikane dhe politika gjremine, si një shtet barbar dhe genocidist.

Po lidërshipet e dy shteteve shqiptare çfarë duhet të bëjnë?

l.

Shqiptarët nuk ka pse t’iu përgjigjen barbarëve, sepse barbarët janë të mundur dhe shqiptarët janë fitues të luftës.

Arbërorët në shekuj u përleshen me barbarinë serbe. Por viti 1999, i vuri pikën e fundme rrjedhës së gjatë barbarike antishqiptare në raportin Shqipëri-Serbi, sepse shpëtoi mbi 2 milionë shqiptarë nga genocidi serb antishqiptar, duke nxjerrë në pah shtetin shqiptar të Kosovës. Dhe ky është tmerri shqetësues i barbarëve të Beogradit, të cilët, në monologëte tyre të brendshëm, në çdo çast të ditës, thonë: “janë dy shtete shqiptarë, dhe ne, të gjithë historinë tonë e kemi ndërtuar me një qëllim: shfarosjen e shqiptarëve”.

E pra, kjo është e vërteta, e cila ka sjellë me vete fillimin e fundit të historisë Serbe në Ballkanin Perëndimor.

Shqiptarët tani as që e përfillin më fare rrezikun serb, por treshja barbare e Beogradit: Vuçiç, Daçiç dhe Vulin, ziejnë nga një marraz patologjik dhe kërcënojnë Shqipërinë, se nuk dinë si të sillen ndaj falangave të tyre mizore, të ushqyera me gënjeshtrat e një historie me falsitete qesharake.

ll.

Është një rast i rrallë në histori kur një shtet i mundur në luftë, kërcënon fituesin sikur i munduri të jetë vetë fitues. Dhe është mundur me turp nga NATO e nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në një kohë që dihet se NATO është aleanca ushtarake me e fuqishme në të gjithë historinë botërore.

Pikërisht për këtë arsye, politika serbe sot është realisht në degradim mendor të liderëve të saj. Ky është thelbi i kësaj gjendjeje, e cila, po të vijojë kështu, mund ta sjellë Serbinë si një shtet të vogël rreth Beogradit, se historikisht ashtu ka qenë.

: thjesht një principetë, rrotulluar Beogradit.

lll.

Sot, tre njerëz të mjerë dhe mendërisht të degraduar, të rritur me ushqimin e terrorizmit serb të liderëve të vdekur të Serbisë, që janë Pashiç dhe Milosheviç, po shihen si të hedhur në një tërbim patologjik. Këta janë: Vuçiç, Daçiç dhe Vulin, të tre bashkë, të vërsulur kundër Shqipërisë dhe Kosovës.

Që të dy shtetet shqiptarë, këta i akuzojnë se po duan të formojnë Shqipërinë e Madhe. Dhe këlthasin për terror dhe i drejtohen për ndihmë falangave terroriste ruse. Kurse shqiptarët tallen me ta.

Por, gjendje më qesharake se kjo nuk ka parë ndonjëherë historia nëpër rajone gjeografikë shtetesh. Këta terroristë janë në këtë gjendje se, edhe pse e dinë, nuk e pranojnë dot që, historia e tyre, në raport me Arbërinë moderne, sot është e mbyllur. Dhe brenda tyre kuptohet që ka një frikë patologjike.

Që të tre janë të trembur se kanë humbur luftën me shqiptarët. Kanë frikë, jo nga shqiptarët, por nga Amerika.

Frojdi na ka thënë se frika është prindi i mizorisë.

Pikërisht ky është momenti substancial i gjendjes së tyre mendërisht të çthurur. Këta të tre duan të ushtrojnë forcë mizorike, por nuk e kanë këtë forcë.

Dhe kjo do t’i çojë drejt një çmendine, sigurisht.

lV.

Po qeveritë shqiptare të Kosovës dhe të Shqipërisë, çfarë duhet të bëjnë?

Është mirë të mos përgjigjen fare, sepse rasti i Serbisë është një rast unikal që ministrat e një presidenti terrorist, që janë mundur në luftë, vijojnë të drejtojnë shtetin e mundur, edhe pse presidenti i tyre terrorist, Milosheviç, ka vrarë veten në burg, i akuzuar për genocid.

V.

Ja, kjo është gjendja e sotme: historia e hegjemonizmit serb ka marrë fund. Shqiptarët, autoktonët historikë të Ballkanit Perëndimor, sot janë më të fortë se kurrë. Ata kërkojnë të rikthejnë historinë e tyre mijëravjeçare, të cilën e kanë rifituar pasi, në mbi 500 vjet, sakrifikuan veten në mbijetesë, për të garantuar ekzistencën e gjuhës dhe etnisë së tyre, kundër serbëve, turqve dhe grekëve.

Sot shqiptarët janë fitimtarë. Por, nëse qeveritë shqiptare të Shqipërisë dhe të Kosovës nuk e kanë këtë ndjesi force dhe vërtiten kotësisht me fraza boshe, atëherë është e kuptueshme që, këto qeveri, nuk po luajnë për interesin kombëtar shqiptar në Ballkanin Perëndimor.