Pse Serbia nuk është shtet ushtarakisht neutral, analiza e CIB

ina-online
ina-online

12/02/2024

Instituti “Qendra për Hulumtime Sigurie” ka dalë me një analizë dhe shtjellim pse është gabim të mendohet – në fakt të besohet – se Serbia është shtet “ushtarakisht neutral”; siç edhe rëndom shprehet Beogradi zyrtar.

“Serbia nuk është shtet ushtarakisht neutral, as teorikisht as praktikisht”, shkruan qysh në fillim autori Aleksandar Stojanoviq. Por, pse?

“Instituti i Neutralitetit Ushtarak është një kategori e së drejtës publike ndërkombëtare dhe përfshin një sërë të drejtash dhe detyrimesh të përcaktuara nga konventat ndërkombëtare, të cilave i nënshtrohet një shtet, neutraliteti i të cilit është i garantuar dhe që kanë të bëjnë me ndalimin e anëtarësimit në aleanca ushtarake, ofrimi i ndihmës ushtarake për palët në konflikt, përdorimi i territorit për operacione ushtarake, transport dhe të ngjashme”, shkruan CIB.

“Ajo që është thelbësore në gjendjen e neutralitetit ushtarak të shtetit është garancia e vendeve të tjera, para së gjithash fuqive të mëdha, të cilat e njohin një shtet si ushtarakisht neutral dhe me atë rast lidhin një marrëveshje ndërkombëtare. Një shembull i mirë është Austria, ose, për shembull, Zvicra, e cila mori statusin e neutralitetit ushtarak pas Kongresit të Vjenës në 1815”.

“Fuqitë e mëdha, me marrëveshje, përcaktojnë detyrimet e tyre ndaj një vendi ushtarakisht neutral, duke përfaqësuar kështu garantin ligjor dhe politik të zbatimit të këtij instituti”, vazhdon shkrimi.

“Prandaj, një vend nuk mund të bëhet ushtarakisht neutral, në aspektin e së drejtës ndërkombëtare, thjesht duke deklaruar në mënyrë të njëanshme se është kështu. Është e nevojshme të plotësohen kushte të tjera, pra pëlqimi i palëve të tjera të interesuara”, thuhet më tej në analizën e Stojanoviq.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

cccc-600x360

Përplasje Zagreb-Beograd, kryediplomti kroat: Serbia e obsesionuar me Kroacinë, Vuçiq histerik

termet

Tërmet në afërsi të Ulqinit

qendra kulturore zagreb

Hapja solemne e Qendës Kulturore Shqiptare në Zagreb

serbia rusia

Gazetarë nga Ballkani Perëndimor me lidhje me OJQ-në AJKF, e cila dha grante për promovimin e narrativave ruse. Kush është nga Maqedonia e Veriut?

Plazh greqi hanioti

Pushimet në Greqi sivjet shtrenjtohen për 20-30%

termet

Regjistrohen disa tërmete në Kroaci

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Raporti britanik: Rusia po rindërton kapacitete për të destabilizuar Evropën, përmendet edhe Kosova

aksidenti presheve

Preshevë, tre emigrantë të vdekur e 11 të plagosur

radojcic milan

I kërkuar nga Interpoli, a do ta dorëzojë Serbia kriminelin Milan Radoiçiq?

INFO

NA NDIQ