Pse u humb Kërçova — dhe çfarë duhet bërë tani?

Picture of Ina Online
Ina Online

03/11/2025

Shkruan: Ramazan Hajdini

Humbja e Kërçovës nuk është rastësi, por pasojë direkte e një politike të dështuar që për dy dekada ka shërbyer më shumë interesave të tjerëve sesa interesit kombëtar shqiptar.
Fajtori kryesor është politika e BDI-së nën drejtimin e Ali Ahmetit — një politikë e kapur nga korrupsioni, e përkulur ndaj elementit sllav dhe e lidhur ngushtë me strukturat që kanë punuar kundër barazisë së shqiptarëve në Maqedoni.

Në vend që të mbrojë marrëveshjen e Ohrit dhe ta zhvillojë në frymën e barazisë së plotë kushtetuese mes shqiptarëve dhe maqedonasve, BDI e ktheu atë në një mjet për pushtet personal.
Ngjarje si Alfa, Brodeci, Monstra, Kumanova dhe shumë të tjera mbeten plagë të hapura, ku drejtësia për shqiptarët u shtyp dhe manipuluar politikisht — në kohën kur BDI ishte pjesë e qeverisë dhe premtonte hetime që kurrë nuk ndodhën.
Sot, ende kemi shqiptarë të pafajshëm që vuajnë në burgjet e Maqedonisë, ndërsa fajtorët e vërtetë janë të mbrojtur politikisht.

Më tej, mbështetja e hapur e Ali Ahmetit për projektin “Ballkani i Hapur”, që është në thelb një nismë e sponsorizuar nga politika serbe për dominim ekonomik e politik në rajon, tregon përfundimisht largimin e tij nga çdo bosht kombëtar dhe interes strategjik shqiptar.
Kjo është tradhti ndaj interesave të Kosovës dhe një përulje ndaj projekteve që synojnë nënshtrimin ekonomik e politik të shqiptarëve në gjithë rajonin.

Koha për përgjegjësi dhe ndryshim

Koha e justifikimeve ka mbaruar.
BDI dhe udhëheqja e saj, e përfshirë në skandale të panumërta dhe e përmendur në listat e zeza të Departamentit të Shtetit Amerikan, duhet të japin dorëheqje morale dhe politike.
Shqiptarët meritojnë përfaqësues me integritet, me vizion, me dije — jo me dosje të errëta.
Vetëm përmes një eliti të re politike, të pastër dhe profesionale, mund të rikthehet besimi i qytetarit dhe dinjiteti i votës shqiptare.

Roli vendimtar i Diasporës

Diaspora shqiptare, e cila ndër vite është keqpërdorur dhe përdorur vetëm si rezervuar votash nga BDI, duhet të ringrihet si forcë reformuese.
Me profesionalizmin, përvojën perëndimore dhe idealizmin që e ka karakterizuar gjithmonë, Diaspora duhet të sjellë kandidatët e vet — në zgjedhjet lokale e parlamentare — që nuk janë të lidhur me klanet e korruptuara, por me interesin e qytetarit të thjeshtë.
Vetëm kështu mund të ndërtohet një politikë e ndershme, moderne dhe kombëtarisht e përgjegjshme.

Thirrje për vetëdije dhe bashkim kombëtar

T’ia japësh pushtetin me votën tënde një partie që ka dështuar, që ka bashkëpunuar me ata që nëpër stadiume thërrasin “Komora të gazit për shqiptarët”, nuk është thjesht gabim politik — është akt tradhtie kombëtare.
Ndaj është koha që çdo shqiptar ta kthejë votën në mjet ndryshimi, jo në shpërblim për tradhti.

Kërçova dhe mbarë shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për një kapitull të ri, ku përgjegjësia, meritokracia dhe dashuria për kombin të jenë themeli i çdo vendimi politik.
R.Hajdini

*Autori është anëtar i bordit i LQShA,

TË FUNDIT

Arusha e sulmon banorin në Dollnen

Kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Gostivarit dhe tre komunave tjera, ja kur e parasheh Kodi Zgjedhor

MASH: Në vitin 2026 buxheti për shkencën do të arrijë 1.37 miliardë denarë

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut të ndarë rreth perspektivës evropiane të vendit

Orban: Deri sa Trump të jetë president, nuk do të ketë sanksione për Hungarinë

Zelenski: Ukraina do të porosisë 27 sisteme Patriot nga SHBA-ja

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË