Pse u largua nga ekrani Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj? Regjisori tregon arsyen e fortë

Picture of Ina Online
Ina Online

17/01/2025

Në një intervistë në një emision televiziv regjisori Eduart Grishaj ka folur mbi projektin e tij të filmit “Pasaporta”, premiera e të cilit do të jetë më datë 17 janar në orën 19:00 në Shipëri dhe Kosovë.

Përtej suksesit të tij, Grishaj ka deklaruar se shkëputja nga projektet televizive për të dhe Arbana Osmanin ishte diçka për të cilën e ndjenin të nevojshme ta bënin pa u ndikuar nga askush.

“Kemi menduar të bëjmë pak pauzë. Pas shumë viteve që punojmë në televizion e shohim që ka ardhur momenti që të bëjmë diçka të vogël por tonën, për qefin dhe dëshirën ashtu siç ne e mendojmë, siç është filmi “Pasaporta” i cili do të vijojë edhe në një sezon tjetër mbas një shkëputje të shkurtët të tij.

Kjo nuk ka të bëjë me të tjerë, pra pa pasur asgjë as me televizionin apo bashkëpunëtorët e tij”, tha regjisori Grishaj.

Ai lë hapësirë për të kuptuar se nëse e shikon të arsyeshme, mund t’i rikthehet ekranit dhe projekteve televizive.

“Gjithmonë jam munduar t’i miksoj gjërat e mia. Bëj televizon, duhet të bëj dhe film, e mbase pas këtij filmi mund të bëj televizion”, ka shtuar Eduart Grishaj.

TË FUNDIT

Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia

Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë

Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…

Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

Real Madrid publikon formacionin zyrtar për super ndeshjen ndaj Manchester City

Brest – PSG, publikohen formacionet zyrtare

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË