Inter-PSG do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër 0-1, skuadra e Luis Enriques mundi Arsenalin 2-1 në ndeshjen e kthimit dhe siguroi një vend në finalen e turneut të planifikuar për më 31 maj në Mynih.
Në “Parc des Princes” në pjesën e parë, Donnarumma shpëtoi parizienët me dy pritje të shkëlqyera, ndërkohë një gjuajtje me të djathtën nga Kvaratskhelia goditi shtyllën dhe Ruiz (27′) e zhbllokoi rezultatin me një gjuajtje të fuqishme me të majtën.
Në pjesën e dytë, Raya priti një penallti të ekzekutuar nga Vitinha në minutën e 69′, ndërkohë që 3 minuta më pas Hakimi, sakrtësisht në minutën e 72-të dyfishoi rezultatin me një gjuajtje me të djathtën.
Goli i vetëm për Topçinjtë ishte ai i Saka pak minuta më pas që ngushtoi diferencën dhe i dha shpresë skuadrës së Artetës, por më kot, por më kot, asgjë nuk ndryshoi deri në fund dhe parisienët fituan kështu edhe takimin e dytë për të kaluar në finalen e madhe. https://mvo.crazyvidup.com/player/html/7bKpagrU91KjD?popup=fromblocked&autoplay=1