Paris Saint-Germani ka identifikuar yllin e Milanit, Rafael Leao, si zëvendësues të mundshëm të Kylian Mbappe. Leao ishte edhe më herët shënjestër e gjigantit francez. Ylli portugez ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë euro në kontratën e tij. Sulmuesi 24-vjeçar është i lumtur me ekipin kuqezi, por është i joshur nga oferta e bërë nga gjiganti i Ligue 1.
Leao këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me tetë asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat. Leao me Milanin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Ai më herët ka luajtur për Lille dhe Sportingun e Lisbonës.
PSG-ja ende synon ta mbaj Mbappen, por po shqyrton edhe opsionet tjera nëse superylli i bashkohet Real Madridit.