PSG ka nisur ‘pushimet’, barazon edhe me Troyes, i treti radhazi…

Golat e Marquinhos dhe Neymar u kompensuan nga miqtë pas një ndeshje të dobët për kampionët, që u mbyll 2-2

PSG është pothuajse në ‘pushime’, pas fitimit të titullit të 10-të të kampionit të Francës. Kjo e diel ishte një test. Skuadra e Pochettinos e la veten të barazohet në stadiumin e tyre nga Troyes, që ende po luftonte për të shmangur rënien nga kategoria.

Dëshmia e relaksimit të parizienëve është edhe ky barazimi i tretë radhazi i tyre në Ligue 1 (Lens, Strasburg dhe Troyes). Dhe pse këtë të dielë PSG kishte treshen e tij të artë në njëmbëdhjetëshen kryesore: Messi-Neymar-Mbappé.

PSG e nisi fuqishëm, me një 2-0 të shpejtë: Marquinhos, në minutën e 6-të dhe Neymar, pas një penalltie të zhurmshme ndaj Mbappe në minutën e 25-të, ishin autorët e fitores momentale. Por Troyes nuk u dorëzua dhe një gabim në daljen e Nuno Mendes i dha topin kanadezit Ugbo (30’) për të ngushtuar diferencën.

Në pjesën e dytë, Florian Tardieu, i cili u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes , shënoi rezultatin 2-2 në minutën e 49-të falë një penalltie të Kimpembe. E bëri si Panenka përballë impotencës së Keylor Navas, i cili kishte minuta në vend të Donnarumma.

Messi ishte sërish i pafat. Ai goditi një shtyllë para pushimit dhe një traversë para përfundimit të lojës. Ndërkohë Neymar (60’) iu anullua një gol nga VAR.