PSG po e pranon ofertën e Barcelonës, Neymar gjithmonë më afër rikthimit në ‘Camp Nou’

0

Rikthimi i Neymar tek skuadra e Barcelonës duket se do të bëhet.Ylli brazilian i futbollit, Neymar JR, muajt e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes, me emrin e tij që lidhet ngushtë me një rikthim tek Barcelona.

Lojtari ka bërë të ditur se nuk është i lumtur tek PSG,dhe në një takim gjatë javës së kaluar u ka bërë me dije drejtuesve të skuadrës se nuk do të kthehet në kampin stërvitor.

Në anën tjetër, edhe Barcelona ka shprehur interesimin që ta rikthejë lojtarin në ‘Camp Nou’, duke përgatitur kështu ofertat për PSG.

Oferta e fundit që ka mbërritur në Francë, sipas ‘Sky Germany’, ishte ajo me 100 milionë euro + dy lojtarë, me mundësi zgjedhje nga një listë me gjashtë emra.

Sipas raportimeve të fundit të ‘RMC’, PSG kanë filluar të pranojnë idenë për shkëmbimin e Neymar me dy lojtarë, plus 100 milionë eurot, transmeton lajmi.net.

Kampionët e Ligue 1 do të synojnë të marrin Philippe Coutinho, i cili është shumë i interesuar për tu larguar nga Barcelona, si dhe Ivan Rakitic, i cili e pëlqen shumë trajnerin Tuchel.

Mbetet të shihet nëse raportimet e ‘RMC’ janë të sakta dhe nëse kjo marrëveshje do të mbyllet ditët në vazhdim.