Psikologia Sumea Ramadani sheh me shqetësim rastet e vetëvrasjes në shkollat shqipe në Shkup.
Në vijim paraqesim postimin e plotë të saj:
Si profesioniste e shëndetit mendor, jam shumë thellë e shqetësuar për rastet e fundit të vetëvrasjeve të adoleshentëve në Shkup, konkrentisht në gjimnazin “Zef Lush Marku”. Vetëvrasja ndër të tjera është sjellje e mësuar (e imituar). Kam kureshtje çfarë është duke ndodhë brenda mureve të shkollës “Zef Lush Marku” në javën e parë të fillimit të vitit akademik?
Ku janë shërbimet e shëndetit mendorë/psikologjikë në shkollë, më intereson a ka vetëkritikë institucionale? Çka është duke u ndërmarrë? A ka thirrje që të mobilizohemi për intervenim post traumatik të nxënësve tjerë?
Duhet ta thejmë kulturën e harresës. Po i harrojmë rastet shumë shpejt. Rastet e vetëvrasjeve të adoleshentëve janë ekstrem tragjike dhe nuk mund të ndodhin papritmas pa pas mendime suicidale, izolim, ndryshim në sjellje, përmendje të vetëvrasjes etj, dmth ka SHENJA PARAPRAKE për të cilat duhet të jemi të vetëdijshëm dhe më shume sensitivë. Vetëvrasja është si epidemi e cila mund të shpërndahet dhe ngjitet shumë shpejt në një shoqëri. Jeta, e drejta e jetës është shumë temë serioze.
Çka duhet të bëjmë si shoqëri?
1. Të promovojmë komunikim të hapur me adoleshentët për vetëvrasjen, mendimet që vijnë si t’i pranojmë dhe t’i menaxhojmë ato mendime;
2. Të ngrisim vetëdijen për shenjat paralajmëruese dhe të kërkojmë ndihmë profesionale (ofrohem vullnetarisht për këshillim në raste të tilla);
3. T’i detektojmë arsyet e vetëvrasjes tek të rinjtë, arsye mund të jetë bullizmi, trauma, çregullime psikologjike, etj. Të flasim për këto problematika, mos t’i margjinalizojmë;
4. Të promovojmë rutinë stabiliteti;
5. Edukim psiko-social të adoleshentëve, prindërve, mësimdhënësve;
6. Jeta padyshim që ka ditë aq të vështira sa që mund të mendojmë që nuk do të kalojnë fare, mirëpo ne çdo ditë e eksperiencojmë që dita përfundon, pastaj edhe nata përfundon e kështu dhimbja zbehet, lehtësohet pastaj gëzohemi përsëri, entuziazmohemi përsëri, e dashurojmë jetën përsëri.
LE TË KETË SHPRESË!