PTHP i reagon Mexhitit: Rasti i Onkologjisë të mos shfrytëzohet për qëllime politike

INA
INA

10/11/2023

VMRO-DPMNE kërkon të vazhdohet afati për dëgjimin e ekspertëve dhe funksionarëve publik

Prokuroria Publike ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sa i përket rastit të Onkologjisë. Nga prokuroria u kanë bërë thirrje politikanëve që të mos e shfrytëzojnë rastin për qëllime politike.

“Prokuroria publike zhvillon procedurë parahetimore dhe nuk vepron me kërkesë të personave tjerë. Informatat ndahen vetëm në masën që nuk do të dëmtojë procedurën. Prokurorët publik punojnë me përgjegjësi dhe duke respektuar thelbësisht të gjitha afatet ligjore. Prokuroria publike i bën thirrje politikanëve që të përmbahen nga shfrytëzimi i këtij rasti të ndjeshëm për qëllime politike”, thonë nga prokuroria.

Ndërkohë, grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së, ka dorëzuar sot propozim vendim për ndryshim dhe plotësim të vendimit për themelimin e Komisionit Anketues për rastin e Onkologjisë, me të cilën kërkohet të vazhdohet edhe për 30 ditë afati për dëgjimin e ekspertëve dhe bartësve aktual dhe të mëhershëm të funksioneve publike.

“Informatat që janë dhënë nga personat e dëgjuar deri më tani, imponojnë nevojën që të shqyrtohen të gjitha informatat tjera dhe të vazhdohet afati i punës së komisionit në pjesën e thirrjes së bartësve të funksioneve publike, persona udhëheqës në institucionet dhe të zgjerohet fushëveprimi i periudhës, të cilës i referohet duke përfshirë edhe periudhën nga prilli i vitit 2023, të cilës i referohet raporti i Fondit për Sigurim Shëndetësor”, deklaroi Rashela Mizrahi, kryetare e Komisionit Anketues.

Deri më tani janë dëgjuar më shumë se 50 persona ministra dhe zëvendësministra aktual dhe të mëhershëm, drejtor, udhëheqës të sektorëve, të punësuar në institucionet kompetente edhe atë në Ministrinë e Shëndetësisë, Fondin e Sigurimit Shëndetësor, “Malmed”, Klinikën Universitare për radioterapi dhe onkologji. Mizrahi i bëri thirrje shumicës parlamentare dhe partive të tjera të opozitës që të mbështesin këtë propozim./KlanMacedonia

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli pasuria

Behgjet Pacolli konfirmon vrasjen e gruas së këshilltarit të tij, ja si reagon (FOTO)

blinken cameron shkup

Lavrov ateroi në Shkup, por përpos Blinkenit u larguan edhe Borell dhe Kameron

lavrov bujar osmani

24info: Lavrov kundër Kosovës së pavarur, Osmani u grind me të gjithë për ta sjellë në Shkup

jeton abdullahu flamuri

Flet tetovari që ngriti flamurin kombëtar pranë kishës në Kodrën e Diellit

flamur gashi

Flamur GASHI, do të jetë Drejtor Menaxhues i Televizionit “A2 CNN” në Kosovë!

blinken lavrov

Blinken dhe Lavrov nuk u përpoqën në Shkup, sekretari amerikan u largua për Izrael pa mbërritur kryediplomati rus

Kovacevski

Kovaçevski: Qytetarët nuk e duan izolimin, ashtu siç ndodhi për 11 vjet

shen-naum2-696x466

Ahmet Zogu a e shiti Shën Naumin? Truku në vendimin e gjykatës së Hagës

adriatik lapaj

Lapaj: Nuk ndihem mirë që Shqipëria 30 vite s’ka bërë asgjë për shqiptarët e Maqedonisë

INFO

NA NDIQ