Publikohen pamjet brenda aeroplanit që po fluturonte nga Prishtina (VIDEO)

0

Panik dhe frikë nga turbulenca

Dhjetë persona janë lënduar pasi aeroplani Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel, pati turbulenca të mëdha 20 deri 25 minuta para uljes.

Lajmi ishte konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Aeroporti në Basel.

Ajo nuk ka mundur të tregojë për shkaqet e prishjes së aeroplanit. Ndërsa, një lexues ka thënë për portalin gjerman 20 minuten se nga turbulencat e forta edhe karriget kanë dalë nga vendi dhe disa persona kanë pësuar lëndime serioze.

Portali ka publikuar edhe videon e bërë nga avioni që dëshmon për këtë ngjarje./21Media

https://www.20min.ch/videotv/?cid=219&vid=690285