Publikohen statistikat: Luiz Ejlli vazhdon të jetë më i kërkuar në internet edhe se sa Romeo e Donaldi bashkë

INA
INA

13/03/2024

Në një seri postimesh në rrjetin social Twitter, eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj ka zbuluar disa statistika që hedhin dritë mbi nivelin e interesit të publikut për banorët e “Big Brother VIP Albania”.

Sipas analizës së Semanajt, të bazuar në të dhënat nga kërkimet në Google dhe YouTube, është vërejtur një trend interesant.

Edhe pse këtë vit ka pasur një vëmendje të konsiderueshme për aktorin dhe këngëtarin Romeo Veshaj, njërin prej konkurrentëve më të diskutuar dhe vëllanë e tij Donald Veshaj – i cili ka qenë pjesë e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania” – asnjëri prej tyre nuk duket të kenë arritur të tërheqin interesin e publikut në nivelin e Luiz Ejllit.

Sot po lexoja në disa portale që #luizejlli dhe #donaldveshaj janë 2 ish banorët më të përfolur gjatë këtij BBVIPAL. Përsëri i drejtohemi statistikave, Donald + Romeo (aktualisht banor) nuk arrijnë dot Luizin. #ejllat

PS. Statistikat vetëm gjatë këtij #BBVIPAL. pic.twitter.com/cNAKzrtaZr

— Besmir Semanaj (@besmirsemanaj) March 13, 2024

Luizi, i cili ishte pjesë e edicionit të dytë të spektaklit, mbahet si një fenomen i veçantë dhe një prej figurave më të përfolura të mbarë edicionit, duke thyer pothuajse të gjitha rekordet.

Këto statistika tregojnë që, pavarësisht nga prania dhe polarizimi që mund të kenë sjellë Veshajt në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, publiku mbetet i mbërthyer nga personaliteti dhe performanca e Luiz Ejllit në edicionin e kaluar.

Megjithëse Romeo dhe Donald kanë sjellë dinamika të reja dhe interesante në spektaklin e ky edicion, Luizi vazhdon të mbetet si një referencë kur flitet për banorët më mbresëlënës dhe më të kujtuar të “Big Brother VIP Albania”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-18-10-35-56-803_com.android.chrome-edit

“E kisha kap prej flokësh po të isha jashtë”/ Për kë e ka Liami?

meriton mjekiqi

‘Jua q*fsha familjen’! Meritoni shpërthen ndaj banorëve!

romeo donaldi

“Gjysma ime”, Romeo surprizohet nga Donaldi, nuk i mban dot lotët

egla

“I kam shkruajtur një mesazh për produksionin”, Për çfarë e ka fjalën Egla?

dea-mishel-premiera

Dea Mishel në gjendje jo të mirë shëndetësore

Screenshot_2024-04-17-20-07-57-315_com.facebook.katana-edit

Profesor Kabo tregon të preferuarën e tij në Big Brother Vip

kengetaret estrada

Zvicër/ Ndalohet në një diskotekë Sinan Vllasaliun, Soni Malajn dhe Don Phenom

egla

Egla-Liamit: O ndyrsirë,një grua nuk preket me mendim, jo më me dorë

frances

Çmime ‘marramendëse’/Ja sa kushtoi veshja e Françeskës dje

INFO

NA NDIQ