Publikohet dokumenti i arkivave osmane: Misioni i vërtetë i Ismailit Qemalit për pavarësinë, a e dinte Stambolli

0

Profesori universitar dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka publikuar një dokument nga arkivat turke që ka të bëjë me misionin e Ismail Qemalit për shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar.
Sipas Spahiut, ky dokument i periudhës së perandorisë osmane tregon përgjigjen zyrtare të Stambollit lidhur me misionin e Ismail Qemalit, informon INA.

“Dokumenti i mëposhtëm është nga arkivat osmane dhe mban datën 27 nëntor 1912. Është një vendim i kabinetit qeveritar osman i nënshkruar nga anëtarët e këtij kabineti si përgjigje në pyetjen e shtruar nga kryekomandanti osman i Vilajetit të Janinës, Esat Pashë Janina. Ai kërkon nga qeveria e Stambollit një udhëzim se çfarë duhet të bëjë me Ismail Qemal Vlorën dhe bashkëpuntorët e tij, të cilët kishin lënë Durrësin dhe priteshin nga çasti në çast të mbërrinin në Vlorë për të mbajtë një kuvend mbi çështjen e Shqipërisë. Përgjigja e Stambollit ishte e qartë: MOS E PENGONI. E KA PAJTIMIN TONË.
MV., 171/53, 17.12.1330 (27 nentor 1912)