Publikohet edhe një pasaportë e falsifikuar maqedonase, ja për kë bëhet fjalë! (Foto)

VMRO-DPMNE ka njoftuar se në mesin e personave që kanë marrë pasaportë maqedonase me identitet të rrejshëm është edhe jordanezi, Valid Isa Kamajs. Sipas VMRO-DPMNE-së, ai është një nga narkobosët më të mëdhenj botëror dhe njeriy kyç që kontrollojnë kontrabandën e kokainës nga Brazili drejt Evropës. Pasaportën e Maqedonisë së Veriut ai e ka marë më datë 9.01.2019 me emër Taqo Vurmo.

Kamajs është udhëheqës i nëntokës jordaneze që bashkëpunon me mafian italiane “Ndrageta”. Sipas hetimeve që janë zhvilluar kundër tyre, shefi i mafias italiane, Roko Morabito, i njohur si U’Tamunga dhe Valid Isa Kamajs kanë kultivuar miqësi të afërt tridhjetë vite me radhë.
Që nga viti 2017 Valid është në arrati në më shumë shtete të botës, kurse pas marrjes së pasaportës maqedonase me emrin Taqo Vurmo, dy heë në muajin janar të vitit 2019 përmes Aeroportit të Shkupit ka udhëtuar për në Turqi.