Publikohet ‘Infinit’ nga Capital T

Reperi Capital T sapo e ka publikuar këngën e tij të re.

‘Infinit’ titullohet ky projekt muzikor i cili vjen i realizuar në vesionin audio, shkruan lajmi.net

Për tekstin e kësaj kënge është kujdesur vetë Kapo ndërsa me muzikë janë marrë BoBeatz. Kënga ani pse pa videoklip është pëlqyer shumë nga publiku.

Bazuar në disa foto me të cilat ai e ka paralajmëruar këtë këngë me gjasë Capital T nuk do ta lë këtë projekt pa ia bërë edhe klipin./Lajmi.net/