Mesnatën e kaluar, Butrint Imeri, ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Moj dashni” mban titullin kënga e realizuar edhe me klip, shkruan lajmi.net.
Muzika dhe producimi i këngës është bërë nga BigBang në studion e RedBox Entertainment.
Videoja ndërkaq i është besuar produksionit Sekuencë.
Artisti ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në klip, ku i tëri u realizua në një ndërtimtari, me një sërë protagonistësh të tjerë.