Publikohet një video e rreshterit Afrim Bunjaku, ku shihet duke patrulluar në rrugët e Zveçanit

Picture of INA
INA

24/09/2024

Rreshteri Afrim Bunjaku është kujtuar sot nga familjarët, miqtë dhe udhëheqësit shtetëror në një vjetorin e vrasjes së tij.

Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 nga grupi terrorist serb, të cilët të armatosur kishin sulmuar Policinë e Kosovës në Banjsë të Zveçanit, transmeton Telegrafi.

Në media sot u publikua një video, ku shihet rreshteri Bunjaku duke patrulluar në rrugët e Zveçanit.

Ai shihet i shoqëruar me kolegët e tij, derisa bëjnë disa patrullime në atë zonë.

Ndryshe, sot më 24 shtator 2024 është bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një tjetër u plagos dhe një u lëndua.

Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq, person ky i afërt me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vetë Radoiçiq, përmes avokatit të tij kishte pranuar se ishte organizator dhe pjesëmarrës në sulm.

Deri tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”. /Telegrafi/

TË FUNDIT
14 orë
Kurti publikon pamjet: Ushtria serbe lëvizi 50 metra afër kufirit me Kosovën, ikën me shpejtësi kur i xhiruam
15 orë
Në Kosovë me të madhe po bojkotohen produktet serbe
20 orë
Albin Kurti miraton rritjen e pensioneve me 20 përqind për çdo kategori
1 ditë
Tahiri: Ka dakordim mes opozitës që të mos formohet qeveri me LVV-në
2 ditë
Ministria e Mbrojtjes: Ministri Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ushtria serbe

Kurti publikon pamjet: Ushtria serbe lëvizi 50 metra afër kufirit me Kosovën, ikën me shpejtësi kur i xhiruam

produkte serbe bojkot

Në Kosovë me të madhe po bojkotohen produktet serbe

Qeveria-Kurti

Albin Kurti miraton rritjen e pensioneve me 20 përqind për çdo kategori

besnik-tahiri-ramush

Tahiri: Ka dakordim mes opozitës që të mos formohet qeveri me LVV-në

ejup maqedonci

Ministria e Mbrojtjes: Ministri Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje

xhelal svecla ura ibrit veri

Admirali i NATO-s: “Ura e Ibrit të mos hapet në këtë moment”

KFOR KS

Merr zyrtarisht detyrën kreu i ri i KFOR, Enrico Barduani

vv-vetevendosje

VV: Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?!

rron gjinovci

Gjinovci ‘godet’ rëndë Haradinajn, publikon videon kur ai dhe Thaçi takoheshin me Radoiçiqin!

INFO

NA NDIQ