Publikohet pasuria e Ramush Haradinaj: 4 shtëpi, vilë, truall dhe të tjera… (DOKUMENTE)

Picture of designer@fetishimedia.ch

06/05/2023

Ish-kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar pasurinë për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Haradinaj, ka deklaruar një shtëpi me vlerë të 330 mijë eurove, një shtëpi tjetër në vlerë të 270 mijë euro në emër të përbashkët me bashkëshorten, një tokë me vlerë 75 mijë euro, një truall në vlerë të 27 mijë e 300 euro, një shtëpi me vlerë 202 mijë euro, një shtëpi me vlerë 340 mijë, një vilë ne vlerë 120 mijë euro të përbashkët.

Nga këto pasuri, Haradinaj, ka deklaruar se vetëm një e ka blerë me kredi.

Ai, gjithashtu ka deklaruar një veturë BMW, në vlerë prej 8 mijë eurove, dhe një Cadillac që kap shifrën e 19 mijë eurove.

Shuma e parave të gatshme që i ka deklaruar është 5 mijë e 790 euro, që i ka të ardhura nga qiraja dhe paga.

Haradinaj, në rolin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, merr 18 mijë e 570 euro të ardhura vjetore, 2 mijë e 700 euro si invalid i luftës, 37 mijë 288 euro nga qiraja e shtëpisë.

Ndërkohë, 12 mijë euro i ka marrë huazim nga kompania “HCC sh.p.l”.

Sipas të dhënave të Agjencisë Kundër Korrupsionit, bashkëshortja e Haradinajt, ka deklaruar 48 mijë e 500 euro të ardhura vjetore.

TË FUNDIT

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

Politikbërja një moçal që po kundërmon erë

Era Istrefi plot stil pozon para pasqyrës

Angelina Jolie rikthehet në Festivalin e Filmit në Kanë pas 14 vitesh me një pamje mbresëlënëse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË