Publikohet trajleri i filmit “Dita e Gruas” (VIDEO)

Publikohet trajleri i filmit “Dita e Gruas”, një bashkëpunim mes artistave shqiptar dhe maqedon me regjisor Goce Cvetanovskin.
Fokusi i tregimit në këtë film është në trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitucionit të detyruar.

Në rolet kryesore në këtë film janë dy aktorët e njohur, Musa Isufi dhe Ismail Kasumi, por edhe aktorja Slagjana Vujosevik. Në rolet e tjera janë: Mendim Murtezi, Damjan Cvetanovksi, Osman Ahmeti, Avni Dalipi, Egzona Salihu, etj. Ndërsa ndihmës asistent i dytë është Sefedin Shabani.

Producent i filmit është Driton Ramadani, ndëesa drejtori i fotografisë Fejmi Daut. Filmi “Dita e Gruas” është realizuar me përfshirjen e tre gjuhëve: shqip, maqedonisht dhe anglisht, ndërsa xhirimet janë bërë në Maqedoni. (INA)