Publikoi një fotografi i ndaluar nga policia, Majk e fshin pas pak çastesh

Majk vazhdon të jetë reperi që për çdo lëvizje të tij flitet në rrjete sociale.

Sikurse jeta private, por edhe ajo personale komentohen tej mase, derisa shpesh ai di të bëhet edhe temë në faqet rozë.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Majk ka shpërndarë një fotografi, teksa më pas e ka fshirë.

Reperi u pa i ndaluar me makinën e tij nga Policia e Kosovës, ndërsa arsyen e ndalimit nuk e ka bërë të ditur për publikun.

Rreth tij gjendeshin tre policë, kurse Majk shihej tek dera e makinës duke biseduar me ta.

Pak çaste kaluan, teksa rep-artisti shqiptar zgjodhi ta fshijë fotografinë, duke mos dhënë detaje të mëtutjeshme.

Fansat më tutje aluduan se një skenë e tillë, ndonëse është edhe pjesë e xhirimeve të ndonjë klipi të tij.