Pulat ishin arsyeja e vrasjes së tetëfishtë në Vlorë

0

Ngjarja tronditëse që ka ndodhur në Vlorë, ku i riu Ridvan Zykaj vrau tetë persona ka ndodhur shkaku i pulave të cilat hynin në bahçen e familjes së autorit.

Sipas medieve të Shqipërisë, tetë persona, anëtarë të dy familjeve të të njëjtit fis, janë qëlluar për vdekje duke regjistruar kështu ngjarjen më të rëndë kriminale në Shqipëri.

Dy nga viktimat janë fëmijë të moshës 13 dhe 9-vjeç si dhe tre gra. Autori i kësaj ngjarje është një 24-vjeçar i identifikuar si Ridvan Zykaj. ENEA, FNSH, DELTA FORCE kanë blinduar fshatin.

Report Tv ka siguruar emrat e viktimave të cilët janë Demir Zyka, Besim Zyka, Azem Zyka, Peri Zyka, Vasilika Zyka, Afërdita Zyka, Sara Zyka (13 vjeçe) dhe Ledion Zyka (9 vjeç).

Organet e rendit dhe ligjit në Shqipëri RENEA dhe FNSH kanë deklaruar se do hapin zjarr nëse autori nuk dorëzohet.

Komentet

komentet