Teksa regjimi dhe opozita serbe shpërthejnë në antishqiptarizëm ekstrem në Parlamentin serb, i vetmi politikan serb që flet realitetin në lidhje me Kosovën është Kryetari i Republikanëve të Serbisë, Nikolla Sandulloviç.
Ai deklaroi sot : “Serbia ka kryer genocid në Kosovë, serbët shkuan dhe i vranë fëmijët e shqiptarëve, sigurisht që Shqiptarët kanë të drejtë të mos duan të jetojnë pranë serbëve “.
Duhet kurajo e madhe për të deklaruar kështu në mes të Beogradit por Nikolla Sandullovic ka mbajtur të njëjtën politikë që prej 2015 kur ka kërkuar falje në Tiranë për krimet serbe kundër shqiptarëve.
Republikanët e Kosovës dhe të Serbisë deri më tani kanë bashkëpunuar në zbardhjen e shumë çështjeve dhe sidomos mbi fatin e të zhdukurve shqiptarë një prej tyre është edhe vrasja e vëllezërve Bytyçi.
Një bashkëpunim që njeh të kaluarën dhe kërkon zbardhjen e krimeve është e vetmja platformë për një paqe të përhershme mes Shqiptarëve dhe serbëve.
Konferenca për shtyp e mbajtur në 03.02.2023 në Beograd. Kliko linkun poshtë:
https://fb.watch/ivv-BoK1ft/?mibextid=v7YzmG