Sipas të dhënave të zyrtare të autoriteteve kroate për angazhimin e fuqisë punëtore dhe lejeve të punës për të huajt, në këtë vend janë dhënë mbi 100 mijë leje pune për të huajt gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, përcjell INA.
Për nga numri i lejeve prijnë qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës me mbi 25 mijë leje pune në Kroaci. Në vendin e dytë janë qytetarët e Serbisë me 17.395 leje të lëshuara, ndërsa shtetasit e Nepalit janë në vendin e tretë – 13.325. Në vendin e katërt janë qytetarët e Maqedonisë, të cilëve u janë dhënë 10.322 leje pune. Por nuk janë të paktë as shtetasit, pasi që 6524 qytetarë të saj kanë marrë leje pune në Kroaci.
Dega kryesore për të cilën janë dhënë leje është ndërtimi me 39146 leje të dhëna, ndërsa në vendin e dytë renditet sektori i turizmit dhe hotelerisë me 37022 leje. 13,260 punëtorë të huaj gjetën punë të reja në industri, 5,742 në transport dhe komunikacion, ndërsa 3,094 të huaj janë të punësuar në tregtinë në Kroaci.(INA)