Punë e kryer: Kjo do të jetë skuadra e re e Hazard

0

Eden Hazard po kalon sezonin e fundit te Chelsea.
Në Spanjë tashmë janë të sigurt, se reprezentuesi i Belgjikës nga sezoni i ri do të vesh fanellën e Real Madridit.

‘Marca’ shkruan se çështja më e përfolur e verës së kaluar do të formalizohet në ditët e ardhshme, me Eden Hazard që do t’i bashkohet skuadrës nga ‘Santiago Bernabeu’, përcjell ‘lajmi.net’.

Sulmuesi belg ka qenë prej kohësh top prioritet i Real Madridit, dhe me kthimin në bankinë të Zinedine Zidanes, dëshira për ta pasur atë në skuadër është rritur.

Shuma 100 milionë euro, pritet të jetë e mjaftueshme për të bindur Chelsea që të heq dorë nga 27 vjeçari.

Real Madrid tashmë ka zyrtarizuar një transferim. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Portos, Eder Militao.