Punësimet e maqedonasve me deklarime të rrejshme si shqiptarë, Taravari propozon dhe kërkon veprim urgjent

INA
INA

11 Maj, 2023

Reagim nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari:

Jam i gëzuar që pas një kohe me disa raste kritike të punësimeve, BDI-ja po fillon të shohë me kujdesin e duhur këtë çështje. Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, është kthyer obligativ punësimi i shqiptarëve por de facto nuk ka qenë kështu.

Ka raste flagrante të tjetërsimit të kombësisë vetëm për të përfituar një vend pune si për shembull rasti në Komunën e Kumanovës, dhe ka qenë ky rast që ka ndezur sirenat e alarmit, edhe tek ata të cilët me vite nuk i dëgjojnë këto sirena.

Deklaratat mashtruese dhe mbi të gjitha anti-ligjore për identitetin kombëtar janë bërë fatkeqsisht një zakon shumë vjeçar por falë Zotit duket se tani janë mobilizuar të gjithë pëe t’i ndaluar…

Duke e parë këtë gjë si parimore dhe urgjente dua të kujtoj dhe faktin skandaloz se në institucione si Agjencia Rregullative e Sektorit Hekurudhor, Komisioni Rregullativ për Banim ose Drejtoria për Siguri nga Rrezatimi numri i shqiptarëve të punësuar është i barabartë me zero. Po ashtu konstatoj me keqardhje se në Shërbimet e Qeverisë shqiptarët janë vetëm 6,9%, në Presidencë vetëm 12,7%, në Ministrinë e Mbrojtjes vetëm 13,3% dhe në Gjykatën shqiptarë apo Kushtetuese 7,69%…mendoj se alarmi këtu është i Kuq, i dukshëm dhe nuk ka nevojë të pritet asnjë minutë më shumë nga vitet që nuk është bërë asgjë për ta ndryshuar.

Mendoj se është koha për një nismë legjislative për të ndryshuar Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, neni 3, paragrafi 3, i cili në mënyrë flagrante shkel parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, duke përjashtuar zbatimin e tij gjatë procesit të rekrutimit dhe punësimit në organet më të rëndësishme të sovranitetit shtetëror siç janë Armata, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme (dhe organet e administratës shtetërore në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përfshirë Byronë për Siguri Publike), Agjencia për Siguri Nacionale, Agjencia e Inteligjencës dhe Drejtoria e Policisë Financiare. Përveç minimit të shtetit të së drejtës që shkakton rrëzimi i tillë i hierarkisë së normave juridike, politikisht, kjo shkelje kushtetuese mirëmban logjikën diskriminuese dhe përjashtuese të periudhës së para vitit 2001, duke përjashtuar afro 20.000 pozita shumë të ndjeshme në sektorin e sigurisë nga parimi kushtetues i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Apeloj tek partnerët tanë politikë, e sidomos i bëj thirrje BDI-së si një parti që ka sensibilitet natyror ndaj shqiptarëve, të angazhohet seriozisht dhe të përkrahë nismat konkrete të bartura nga ASh në nivel Qëndror për të zbatuar përfundimisht parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si :

1. Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat me mekanizma të qartë zbatues dhe sanksionues ;

2. Amandametimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik për të ndalur shkeljen e Kushtetutës në sektorin e sigurisë ;

3. Futjen e përkatësisë kombëtare në çertifikatat e lindjes për të ndalur njëherë e mirë deklaratat abuzive të përkatësisë.

Nuk ka kohë tjetër për të nisur punën se sa Tani!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

kameramedia

Aliu: Me ligjin e ri do të rregullohet liria e shprehjes në media

arben-taravari-ali-ahmeti

Heqja e 20%, ASH dhe BDI në vija të kundërta

arben taravari ash

A ka pakënaqësi në ASH dhe “Grup të Zjarrit”, flet Taravari (VIDEO)

????????????????????????????????????

Antikorrupsioni: Përdorimi i flamurit evropian është korrupsion politik

fatmir mexhiti

Ndërhyrje kirurgjike me ndihmën e robotit

Kushtetuta-MK-780x439-1-696x392-1

Kovaçevski do t’iа thotë VMRO-së planin për ndryshimin e Kushtetutës

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Qëllimi strategjik është të bëhemi anëtare e BE-së deri në vitin 2030, para nesh janë vendime politike që do të na hapin rrugën

INFO

NA NDIQ