Punëtorë nga India në sektorin e Blegtorisë dhe Bujqësisë!

INA
INA

28 Maj, 2023

Kryetari i Kuvendit të Organizatës së punëdhënësve, Angel Dimitrov, për Agjencinë e Lajmeve MIA ka konfirmuar se punëtorë nga India tashmë kanë mbërritur në një fermë dhe qumështore në Sveti Nikollë, njofton KlanM.

Bëhet fjalë për fuqi punëtore me kualifikim të ulët, por sic thotë, pronari i qumështores është i kënaqur me këta punëtorë.

Për punëtorët nga India, sic percjell KlanM, ka siguruar akomodim, ushqim, paga, kontrolle shëndetësore, viza dhe këto janë kushtet e punës në këtë sektor.

“Dalëngadalë nis pranimi i punëtorëve të huaj. Ka në bujqësi, punëtorë nga India ka në industrinë e qumështit, në ndërtimtari qëmoti ka punëtorë nga Turqia dhe lindja e largët. Mendoj se në të ardhmen ky proces do të jetë shumë i fuqishëm, për shkak se ka shumë Agjenci që duan të merren me ndërmjetësimin si biznes” – tha Angel Dimitrov, organizata e punëdhënësve.

Dimitrov vlerëson se Ligji për punësimin e punëtorëve të huaj është i komplikuar dhe se ka kuota puënsimi. Sipas tij, sic percjell KlanM, duhet të liberalizohet ky Ligj që të importohen punëtorë të huaj si sezonierë në sektorin e bujqësisë.

“Fakt është se në RMV nuk kemi fuqio punëtore. Kemi numër fiktiv të të papunëve, që në fakt nuk duan të punojnë, veçanërisht në fusha siç janë bujqësia, ndërtimtaria, tekstili e të ngjashme” – tha Angel Dimitrov, organizata e punëdhënësve,

Lidhur me debatet për miratimin e Ligjit për marrëdhënie pune, Kryetari i Kuvendit të Organizatës së punëdhënësve, Angel Dimitrov, për MIA-n ka deklaruar se këto ditë në Ohër do të ketë një debat me ekspertë të huaj.

Pret që deri në fund të vitit ky Ligj të hyjë në Kuvend, kurse për momentin, sic percjell KlanM, Sindikatat bëjnë presione dhe zhvillojnë debate për pagat në sektorin publik dhe për Marërveshjen Kolektive në këtë sektor.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

mickoski

Mickoski: Deputetët do të largohen nga Kuvendi nëse qeveria provon ta miratojë Ligjin për amnisti me procedurë të shkurtuar dhe flamur evropian

INFO

NA NDIQ