Punëtorët e “Teteks Jarn” ende nuk kanë marrë rroga për shkurtin dhe marsin

0

Rreth 160 punëtorë të fabrikës Teteks Jarn Limited për prodhimin e leshit nuk kanë marrë ende pagat e tyre për muajt shkurt dhe mars, pasi fabrika u mbyll më 1 prill. Ata sot përsëri morën përgjigje negative nga menaxheri dhe do ta shprehin pakënaqësinë e tyre përmes protestave të reja publike që ata kanë mbajtur disa herë deri më tani.

Vanço Gjerovski, përfaqësues i punëtorëve theksoi se punëtorët do të vazhdojnë të kërkojnë pagesën e parave të tyre përmes institucioneve.

“I bëjmë thirrje Qeverisë që të na ndihmojë. Ne gjithashtu duam të protestojmë para Qeverisë. Do të protestojmë para Ambasadës bullgare, sepse pronari dhe menaxherët vijnë nga atje. Ne duam t’u tregojmë atyre se biznesmeni i tyre la një përshtypje të keqe këtu si punëdhënës dhe se ndikon keq në reputacionin e investitorëve të ardhshëm”, tha Gjerovski.

Punëtorët kanë pasur disa herë protesta publike deri më tani dhe çështja është raportuar në Inspektoratin e Punës dhe institucione të tjera.