Punonjësit e DAP-it do të duhet ta kthejnë rritjen e pagave

Picture of ina-online
ina-online

02/09/2024

129 punonjës të Drejtorisë së të Ardhurave Publike do të duhet ta kthejnë shumën e rritjes që e kanë marrë që nga muaji shkurt pasi në letër janë avancuar si nëpunës tatimor, por praktikisht kanë vazhduar të kryejnë veprimtari administrative, ka përcaktuar Inspektorati Shtetëror i Punës. Drejtoresha e re e DAP-it, Elena Petrova, shpjegon se punonjësit tani janë të ekspozuar ndaj pasojave për shkak të sjelljes së pamatur të drejtoreshës së mëparshme.

“Unë jam përballur dhe duhet të zbatoj urdhrin e Inspektoratit të Punës që kërkon anulimin e vendimit me të cilin Drejtori i mëparshëm i Drejtorisë së të Ardhurave Publike në shkurt anuloi kontratat e punës të të gjithë punonjësve të DAP-it, dhe në të njëjtën kohë i urdhëroi ata të vazhdojnë të punojnë deri në lidhjen e kontratave të reja sipas rregullave të reja të brendshme. Shfuqizimi i këtij vendimi tani nënkupton shfuqizimin e të gjitha pasojave ligjore të tij, që do të thotë se kontratat e lidhura me punonjësit pas shpalljes së zgjedhjeve që kanë ndikim në pagat e paguara ndaj punonjësve të caktuar do të shfuqizohen”, tha Elena Petrova, Drejtoreshë e DAP-it.
Kontratat që janë lidhur nga muaji shkurt e në vazhdim, me të cilat punonjësit kanë përfituar avancim në detyrë dhe ngritje pagash, kanë qenë në përputhje me Rregulloret e brendshme të DAP-it, për të cilat pëlqim ka dhënë edhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës.

“Pëlqimi i Ministrisë së Shoqërisë dhe Administratës për këto Rregullore u lëshua në bazë të një lloj manipulimi dhe futjeje të vendeve të punës në Rregulloret, që nuk kishin për qëllim të plotësoheshin dhe nuk u plotësuan. Për më tepër, pëlqimi u dha në të njëjtën ditë, më 9 shkurt, kur ministri që i nënshkroi ishte i shkarkuar, që është moralisht dhe politikisht e rrezikshme”, shtoi Elena Petrova, Drejtoreshë e DAP-it.

Rregulloret mbi të cilat punonjësit kanë punuar që nga shkurti e këtej, të lidhura në periudhën parazgjedhore, janë lëndë hetimi nga anëtarët e antikorrupsionit. Nga ana tjetër, Petrova thotë se viktima më e madhe në këtë situatë janë punonjësit, të cilët do të duhet të paguajnë diferencën në pagën që kanë marrë, por tha se në bashkëpunim me sindikatat, do të përpiqet të gjejë zgjidhje. Dëmi total i avancimit fiktiv është në shumën bruto prej 18 milionë denarë.

TË FUNDIT
56 minuta
Bexheti: Deputetë të VLEN-it po bëjnë kuorum për rendin e ditës ku është “Ligji për Branitellat”
1 orë
Psikologia Sumea Ramadani sheh me shqetësim rastet e vetëvrasjes në shkollat shqipe në Shkup
1 orë
Qeveria javën tjetër në Bruksel do ta prezantoj planin për zhbllokimin e eurointegrimeve
1 orë
Filipçe: Në Ligjin për kredinë nga Hungaria ka korrupsion të madh
3 orë
Isen Shabani: Komuna e Vrapçishtit u sulmua nga një grup kriminel që bëri akt terrorist

ME TE LEXUARA

7 orë
Mickoski për tensionet në Vrapçisht: Janë pjesë e planit për të mbjellë urrejtje etnike
1 ditë
Mexhiti nga Uashingtoni: Maqedonia e Veriut ka një fillim të ri, dallimi nga më parë është se ofrohen kuadro të reja, pa hipoteka, pa bagazh politik
3 orë
Konfirmohet takimi Ahmeti – Mickoski/ BDI: Nuk heqim dorë nga protestat, Mickoski: S’lejojmë dhunë, do ta mbrojmë vendin!
20 orë
Mexhiti takoi ndihmës sekretarin amerikan për Resurse Energjetike, Xhefri Ros Pajat
7 orë
Mexhiti: Maqedonia synon që deri në vitin 2050 të heqë dorë nga përdorimi i thëngjillit për nevojat energjetike

LEXO MË SHUMË

blerim bexheti

Bexheti: Deputetë të VLEN-it po bëjnë kuorum për rendin e ditës ku është “Ligji për Branitellat”

psikologe sumea ramadani musa musai

Psikologia Sumea Ramadani sheh me shqetësim rastet e vetëvrasjes në shkollat shqipe në Shkup

Maqedonia-Shqiperie-BE-EU-Bruksel-Bashkimi

Qeveria javën tjetër në Bruksel do ta prezantoj planin për zhbllokimin e eurointegrimeve

venko filipce

Filipçe: Në Ligjin për kredinë nga Hungaria ka korrupsion të madh

isen shabani

Isen Shabani: Komuna e Vrapçishtit u sulmua nga një grup kriminel që bëri akt terrorist

mickoski ali ahmeti

Konfirmohet takimi Ahmeti – Mickoski/ BDI: Nuk heqim dorë nga protestat, Mickoski: S’lejojmë dhunë, do ta mbrojmë vendin!

blerim bexheti

Bexheti: Pushteti me veprimet e ndërmarra po cenon marrëdhëniet ndëretnike

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkërisht votuan nevojën për miratimin e Ligjit për ”Branitellat”, VLEN braktisi seancën

deputetet vlen

VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!

INFO

NA NDIQ