Punonjësja shqiptare e telefonisë në Zvicër ofendon klientin shqiptar

ina-online
ina-online

02/12/2023

Një punonjëse shqiptare e ofruesit të telefonisë celulare, “Sunrise”, humbi durimin gjatë një bisede me një klient, që po ashtu ishte shqiptar. Ajo ofendoi klientin gjatë thirrjes.

Zakonisht, janë klientët që përdorin ton të lartë në linjat telefonike të shërbimit ndaj klientit. Por jo në këtë rast.

Siç raporton “20 Minutes”, klienti ka telefonuar për ta ndryshuar abonimin e telefonit. Në anën tjetër u përgjigj punonjësja shqiptare. Ajo vuri re se klienti ishte shqiptar dhe e pyeti nëse ai mund të bisedonte në shqip. Klienti nuk dëshiroi dhe sugjeroi të flitej në gjermanisht.

Punonjësja më pas u mërzit. Ajo i bëri klientit “shumë pyetje të panevojshme”, si për shembull çfarë abonimi të internetit ka në shtëpi apo abonimet e familjes së tij. Ndërsa kërkesa e klientit ishte e thjeshtë, ai donte vetëm ta ndryshonte abonimin në telefonin e tij. Më pas, klienti u vendos në pritje. “Isha pak i zemëruar, por e prisja këtë. Shqiptarët pothuajse gjithmonë reagojnë kështu nëse nuk doni të flisni shqip”, ka thënë klienti për gazetën.

Më pas, klienti mori një telefonate që e injoroi. Por pasoi një mesazh në postën zanore. Sipas klientit, punonjësja nuk e kuptoi se po dëgjohej nga ai.

Mesazhi i thotë të gjitha. “Ti je shqiptar, por nuk flet shqip o m**”, ka thënë punonjësja. Më pas ajo mund të dëgjohet teksa flet me një koleg, duke i thënë atij se qëllimisht e ka lënë në pritje klientin.

Klienti paraqiti ankesë dhe një punonjës tjetër e kontaktoi atë dhe i kërkoi falje. Si kompensim, ai nuk do të paguajë asgjë sa i përket abonimit për katër muaj, duke kursyer gjithsej 140 franga. Por klienti nuk është i kënaqur. “Unë nuk e di nëse është bujare që ju të merrni 140 franga si kompensim për fyerjet e dhunshme që merrni me herën e parë që kontaktoni shërbimin e klientit”. Sapo të përfundojë abonimi, klienti thotë se do ta ndryshojë kompaninë.

“Sunrise” ka thënë se ky rast i ka tronditur dhe se shumë shpejt do të marrin masat e duhura.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

Blinken

Blinken përmend vajzat shqiptare që kanë “pushtuar” Amerikën dhe restorantin e traditës shqiptare në Nju Jork

gjermania-780x470

A po rikthehet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

shqiponja-me-duar

“Krenarbëria” për herë të parë jepen çmime për krijimtarinë Arbëreshe (FOTO)

margarita magi camaj

Avokatja e parë shqiptare në Grammy 2024

Foto Ilustrim

Në Zvicër arrestohet një shtetas (45) i Maqedonisë së Veriut i dyshuar për terrorizëm

azilkerkues-1

Mbi 1,1 milionë kërkesa për azil në Evropë në 2023

kosovar suedi

Dy kosovarë bëhen heronj në Suedi, ia shpëtuan jetën një personi që ra në ujë

shqiptari restorant gjermani

Shqiptari që ka restorant në Gjermani s’ua merr asnjë cent klientëve shqiptarë

INFO

NA NDIQ