Punonte pas orarit të lejuar, mbyllet një objekt në Tetovë

Gjatë kontrollit në një objekt hotelerik në rrugën “JNA” në Tetovë, dje në orën 21:30, policët nga SPB Tetovë gjetën pesë persona – mysafirë dhe pronarin, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja shtojnë se objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, ndërsa pronari F.C. u privua nga liria dhe u dërgua në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të ngritën akuza sipas nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”.