Pushime parajsë përmes Fibula, një udhëtim i paharruar

0

Atraksione, bukuri dhe pushim i rehatshëm duke vizituar disa nga hotelet më të bukura në rivierën e bregdetit të Antalias. E kjo u mundësua vetëm përmes agjencinë turistike Fibula Air Travel Macedonia, e cila është lidere në turizëm, me oferta të volitshme dhe të begatshme. Ishim një grup perfekt që kaluam ditë dhe çaste të paharruara.

Ndalesa e parë tek Delphin Imperal http://www.fibula.com.mk/mk/Hotel/delphin-imperial, një hotel grandioz luksoz, një atraksion për ata që ëndërrojnë një pushim të përsosur buzë detit magjepsës, që gjendet në rrethin e Lara, që është vetëm 15 km në qendër të qytetit dhe 10 km në aeroport .

Delphin Imperial, gjendet në një sipërfaqe prej 54.000 m2, ju ofron një eksperiencë të veçantë pushimi me arkitekturën e saj, dhoma të dekoruara me një shije autentike, kostume që kombinojnë luksin dhe komoditetin me elegancën, ambientet sociale ku mund të kaloni kohë të këndshme dhe shkëlqim shijet.

Udhëtimi kishte edhe supriza me vizitat e organizuara speciale nga Fibula. Destinacioni i radhës ishte vizita e Aquarium Park në Kemer.

Ndërsa, pas kësaj ndaluam tek dy hotele luksoze me një ofertë ultra all. Në Dosinia Hotel, i vendosur në Beldibi, 10 km nga Kemer, 35 km nga qendra e Antalias dhe 45 km nga aeroporti në Antalia. Një hotel që ka një ofertë të pasur me restorante të kuzhinave të ndryshme, pishina luksoze, spa qendër, plazhin e bukur dhe gjitha të mirat e tjera.  http://www.fibula.com.mk/mk/Hotel/dosinia-luxury-resort-hotel

 

Një luks dhe atraksion i vertetë ishte edhe  Mirage park Hotel, që po ashtu ishte i përsosur me një pritje të ngrohtë, ashtu sikur në hotelet e tjera që i vizituam. http://www.fibula.com.mk/mk/Hotel/mirage-park-resort?PL=25610-5222-456143-5796505

Po ashtu qëndrimi i pasdites në Sherwood Club Hotel ishte një bukuri e radhë, dhe një ofertë e begatë. Edhe dita e radhës ishte përplotë surpriza dhe bukuri, duke kaluar në bregdetin e pjesës që njihet si Side. Ndaluam netët tjera në Side Royal Palace, një hotel perfekt, me një pritje të ngrohtë nga pronarët dhe që nuk duhet lëshuar si mundësi për të kaluar pushimet aty. Ky hotel i vendosur në Evrenseki, 7 km nga Side dhe 65km nga aeroporti në Antalia, po ashtu ofron begati dhe pasuri, ofertë të paparë, që përfshin edhe zbavitjet në netët e organizuara turke me muzikë vendore dhe të kulturave të ndryshme. http://www.fibula.com.mk/mk/Hotel/side-royal-palace-hotel—spa

Ngjajshëm ishte ndalesa edhe tek Xanthe Resort, http://www.fibula.com.mk/mk/Hotel/the-xanthe-resort—spa,  një hotel i bukur me restorant të begatë, A’la Carte restorantet: kuzhinë Safron- turke, kuzhina italiane Lagos-, Skara- mishit dhe biftek, restorant peshku, bare rostiçeri pranë pishinë dhe në plazh, bar lobi. Na bëri përshtypje edhe pjesa tjetër e përkujdesjes për turistët si doktori, lavanderitë, telefon, internet, qendra tregtare. Kështu ishin gati të gjitha hotelet ku ndaluam dhe që janë në paketën e ofertave të Fibula.

Në ditën e katër, organizatori me ekipin perfekt ishte përkujdesur për befasi të tjera dhe vizitat nëpër resorte tjera luksoze, duke nisur nga Royal Taj Mahal http://www.fibula.com.mk/mk/Hotel/royal-taj-mahal , një hotel me stil me gjithë atë luks dhe një staf që qëndron pas ofertës dhe pranë pushuesit. Një pamje e stilit Taj Mahal, me dhoma atraktive, me restorante dhe një gamë të gjerë të ofertës, që të lë pa fjalë, dhe që mund të kalosh pushime të paharruara.

Vazhduam me Narcia Resort http://www.fibula.com.mk/mk/Hotel/narcia-resort-hotel-side dhe Seashell Resort http://www.fibula.com.mk/mk/Hotel/sea-shell-resort—spa, dy resorte me ultra all oferta, përplotë surpriza, pritje të ngrohtë dhe gjithçka është në dispozicionin e një pushuesi. Oferta të lë pa fjalë, sepse nuk të mungon asgjë kur planifikon të qëndrosh në këto dy resorte.

Ndalesa e radhës ishte në hotelin Bosphorus, http://www.fibula.com.mk/mk/Hotel/bosphorus-sorgun-hotel i vendosur në Sorgun, 5 km larg nga Side dhe Manavgat. Një hotel i ndërtuar me stil të ri avangard, me pishinën grandioze, lojra për fëmijë, një amfiteatër të veçantë dhe me dhoma superluksoze, duke ofruar rehati dhe ambient të këndshëm. Menaxherët e hotelit janë të këndshëm dhe janë në gatishmëri të çdo pushuesi për tu ndjerë i rehatshëm dhe për të kaluar sa më mirë. Edhe këtu gjithçka ishte ultra all, duke mbetur pa fjalë.

Befasia ishte edhe tek Club Nena http://www.fibula.com.mk/mk/Hotel/club-nena, një resort grandioz apo një fshat turistik në një hapësirë prej 98 hektarë tokë në rajonin Manavgat. Aty janë të vendosura vila të posaçme të stilit të vjetër turk që turistët i bën të ndjejnë sikur të jenë në shtëpitë e tyre, por shërbimet janë all inkluzive me gjitha të mirat që i ofron stafi i hotelit. Ishte një pritje tejet e mirë nga i gjithë stafi i hotelit, që po bëheshin gati për sezonin e ri turistik.

Dita e fundit e atraksionit turistik me grupin ishte në vendin e përkryer turistik të quajtur Land of Legend http://www.fibula.com.mk/mk/Hotel/the-land-of-legends-kingdom-hotel-bb-, një hapësirë marramendëse ku mund të kaloni pushime të paharruara me fëmijët tuaja, sepse aty përveç pushimit, mund të kaloni ditët edhe në botën e lojrave dhe animacioneve të ndryshme.

Të gjitha këto ditë i shijuam falë Fibula, një agjenci turistike, që ja vlen ta vizitoni dhe të prenotoni një pushim me oferta të veçanta dhe speciale për famijet tuaja. (INA)

Për më tepër vizito në facebook dhe instagram:

https://www.facebook.com/fibulaairtravelmk/

https://www.instagram.com/explore/locations/114793758610320/fibula-air-travel-macedonia