Shtrenjtohen pushimet në Greqi, Spanjë dhe Turqi! Shqipëria një alternativë e mirë

INA
INA

29 Qershor, 2023

Paketat gjithëpërfshirëse të pushimeve janë rritur në çmim për pikat e nxehta të Mesdheut, duke përfshirë Majorkën dhe Kretën.

Çmimi mesatar i një jave me ushqim të përfshirë në Majorca në Spanjë është rritur me 21%.

Çmimet në Tenerife janë rritur më shumë se 22%, treguan shifrat nga TravelSupermarket.

Kreta në Greqi është 25% më e shtrenjtë se vitin e kaluar.

Në përgjithësi destinacionet më të njohura, Spanja, Turqia, Greqia, Portugalia dhe Qiproja janë rritur me afro 12%.

TravelSupermarket llogarit mesataren duke përdorur rezultatet e kërkimeve për pushime në destinacionet e dhëna. Ndërsa kjo tregon një prirje të përgjithshme, kostot e sakta, ndryshojnë në varësi të vendndodhjes dhe kohës së rezervimit.

Mesatarja e pesë destinacioneve më të njohura për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 11.9% që nga viti i kaluar, por ka ndryshime midis vendeve. Çmimi mesatar i paketës është rritur më shpejt në Spanjë, me gati 15%, por vetëm me 5% në Portugali.

Krahasuar me kohën para pandemisë, çmimi mesatar në pesë destinacionet kryesore është rritur më shumë se 30%, shumë mbi normën e inflacionit të përgjithshëm që nga viti 2019, sipas BBC.

Ndërkohë Shqipëria mbetet gjithmonë një opsion i mirë për shume turistë. Ndaj jo rastësisht këtë vit po shënon një tjetër bum turistik. Sipas të dhënave të INSTAT vetëm në 4 mujorin e fundit në Shqipëri kanë hyrë 3.64 milion turistë. Arsyeja: Shqipëria ka larmishmëri alternativash dhe është lirë. /TopChannel

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shkup

Publikohet lista e vendeve më të sigurta në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të

Radojcic vilat pasuria

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

evn-fatura

Është rritur çmimi i energjisë elektrike në RMV, ESHS: Çmimi mesatar është 6.737 denarë për një kilovat orë

qeveria kovacevski4

A ka krizë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut?!

denari-756x420-696x387-1

Prej sot fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

Screenshot-4-2-696x414

Dogana e Maqedonisë konfiskoi disa motoçikleta dhe disa pajisje për automjete

daniel server

Daniel Serwer përmend skenarët e rrezikshëm të Serbisë dhe Rusisë

lajcak

Lajçak mund të largohet së shpejti nga detyra e emisarit për dialog?!

Onkologija Onkologjia shkup

Protestat vazhdojnë, drejtësi për viktimat e Onkologjisë

INFO

NA NDIQ