Pushimet verore, qytetarët e Maqedonisë zgjedhin Shqipërinë dhe Turqinë

Picture of INA
INA

04/08/2024

“Edhe pse pushimet verore kanë filluar, agjencitë turistike thonë se numri i pushuesve të interesuar nuk është sipas pritshmërive. Ata presin që në muajin gusht do të jetë me fluks më të madh. Për disa qytetarë pushim veror nuk do të ketë për shkak të gjendjes së dobët financiare, kurse për disa të tjerë çmimet nuk janë problem, kështu që ata shqyrtojnë çmimet dhe ofertat që i japin agjencitë turistike.”

Si destinacione të preferuara shquhen Shqipëria dhe Turqia, kurse Egjipti sivjet ka më pak interesim për t’u vizituar, thonë agjencitë.

“Po ka interesim, po më shumë interesim kanë për Turqinë dhe Shqipërinë, shtetet tjera pushime tjera nuk ka shumë, sivjet është më pakë. Shumë më shumë më të interesuar ka pasur vjet se sa sivjet, sivjet Shqipërinë e kanë më me interes, vjet ka qenë Egjipti, sivjet nuk e kemi Egjiptin fare. Muajin gusht presim të kemi më shumë, tani që vijnë edhe gurbetçarët poashtu, interesi do të jetë edhe më i madh. Çmimet janë shumë të mëdha, i kanë hypur çmimet tepër, gjithashtu edhe Shqipëria i ka çmimet shumë të larta, por prapë shqiptarët shkojnë më shumë atje”. – tha Ëndërrim Hasani, nga Agjencia turistike “Ita”.

Edhe pse interesim kanë për t’i bërë pushimet, qytetarët i shqyrtojnë ofertat dhe janë në hamendje se a iu premton xhepi një luks të tillë në një destinacion të preferuar.

“Nuk kemi shkuar ende, planifikojmë të shkojmë në Shëngjin më 5 gusht. Mendoj se sivjet siç po shohim dhe po lexojmë çmimet janë shumë më të larta në krahasim me vitet e kaluara. Mesa jam informuar Shëngjini i ka çmimet më normale. Nuk mundet njeriu t’i kalojë 7 ditë, por 4 apo 5 ditë po.”

“Nuk kam shkuar, planifikoj të shkoj në mal në shtëpizën time që kam atje. Në det nuk do të shkoj këtë vit për shkak të gjendjes së dobët financiare.”

“Sivjet akoma nuk kemi shkuar, po planifikoj të shkoj në det apo në mal diku. Çmimet ishin marramendëse, por mendoj se tani sadopak janë normalizuar muajt e fundit. Mendoj se do të jenë në nivelin e normalitetit ofertat turistike dhe çmimet.”

“Po, do të shkojmë në Shqipëri, por nuk e di sigurt.”

“Jo, sivjet nuk kemi qenë se janë rritur tepër çmimet. Shkojmë nëpër pishina.”

“Ne jemi momentalisht në pushim, kemi ardhur nga Italia. Çmimet nuk janë aq të larta në Itali sa këtu. Këtu janë edhe më të larta se në Europë.” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.

U përfol për çmime të larta në vendet bregdetare dhe kjo ka bërë që sivjet interesimi i pushuesve të bjerë ndjeshëm, por gjithsesi vala e të nxehtit që mbretëron në vendin tonë e bën të pamundur që qyetarët të mos mendojnë të ikin nga vendi qoftë edhe për një pushim njëditorë apo fundjavë. /TVM2

TË FUNDIT
45 minuta
Sot 26 vite nga vrasja e deputetit Azem Hajdari, priten homazhe nga opozita! Çfarë i tha truproja Berishës në spital? Si ndodhi atentati i 12 Shtatorit 1998, detajet e panjohura
1 orë
Basti i Adriatik Lapaj: Ramën e çoj në shtëpi, marr 71 mandate në 2025!
2 orë
Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme
2 orë
Lista/ Këta janë të akuzuarit për terrorizëm në rastin Banjska
2 orë
Në Shqipëri, çmimet e 150 produkteve janë 80% më të larta se në Evropë

ME TE LEXUARA

20 orë
Fronti Europian nuk i përjashton protestat
2 orë
Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar (VIDEO)
20 orë
VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!
2 orë
Në Shqipëri, çmimet e 150 produkteve janë 80% më të larta se në Evropë
1 ditë
23 vite nga “11 Shtatori”, SHBA kujton sot sulmet më të mëdha terroriste që shkaktuan mbi tre mijë viktima
20 orë
LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkërisht votuan nevojën për miratimin e Ligjit për ”Branitellat”, VLEN braktisi seancën
2 orë
Lista/ Këta janë të akuzuarit për terrorizëm në rastin Banjska
1 ditë
Nga shtrëngimet e duarve te shkëmbimet e nxehta, një përmbledhje e debatit Trump- Harris
17 orë
Filipçe: Në Ligjin për kredinë nga Hungaria ka korrupsion të madh

LEXO MË SHUMË

azem hajdari

Sot 26 vite nga vrasja e deputetit Azem Hajdari, priten homazhe nga opozita! Çfarë i tha truproja Berishës në spital? Si ndodhi atentati i 12 Shtatorit 1998, detajet e panjohura

adriatik lapaj

Basti i Adriatik Lapaj: Ramën e çoj në shtëpi, marr 71 mandate në 2025!

fake news

Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme

grupi banjska radojcici

Lista/ Këta janë të akuzuarit për terrorizëm në rastin Banjska

fature-market

Në Shqipëri, çmimet e 150 produkteve janë 80% më të larta se në Evropë

mexhiti izet voa

Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar (VIDEO)

tramp haris

Mbi 67 milionë njerëz e shikuan debatin Trump – Harris

wizzair

Wizzair do të ndërpres linjat nga Këlni për në Shkup dhe Tiranë

Sali Berisha

Sa vite burg rrezikon Sali Berisha? Përgjigjet avokati i tij

INFO

NA NDIQ