Përfundoi pushimi dimëror, nxënësit nesër rikthehen në shkolla

Në Maqedoninë e Veriut sot përfundon pushimi dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme  dhe nga nesër nxënësit i rikthehen bankave shkollore për të vijuar gjysmëvjetorin e dytë shkollor 2022/2023.

 

Pushimi dimëror u zgjat me vendim të Qeverisë për shkak të funksionalitetit të shkollave dhe gjysmëvjetori i dytë në vend të 18 janarit fillon nesër, përcjell INA.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se pas kësaj shtyrje viti shkollor në vend të 9 qershorit (e premte) do të përfundojë më 14 qershor, pasi siç tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, nxënësit duhet t’i kryejnë të gjitha 180 ditët e punës mësimore të përcaktuara me Kalendar për procesin edukativo-arsimor në shkolla. (INA)