Pushka, buka dhe Albin Kurti

Picture of INA
INA

24/01/2025

Në fushtatën e zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021, Albin Kurti ishte ulur në një odë burrash dhe po tregonte rrëfimin e një plaku nga Malisheva, i cili ndonëse i pa shkollë kishte dhënë një teori të relevante për funkionimin e shteteve dhe kombeve, shkruan agjencia e lajmeve INA.

“Për njeriun tri gjana jonë me rëndësi: Pushka,buka dhe penda”, ishin fjalët e plakut të urtë, i cili nuk e kishte as tetëvjecaren.
Cuditërishtë fjalët e tij po përputheshin me teorinë e profesorit britanik Ernest Gellner se tri gjëra e bëjnë kombin: Ushtria, ekonomia dhe arsimi.

Kurti mori mandatin përmes një “referendumi” dhe nuk e kishte harruar rëndësinë e investimeve, me fokus në ushtri dhe bujqësi.
Gjatë katër viteve, qeveria që drejton ai ka investuar 300 milion euro armatim për ushtrinë e Kosovës dhe 300 milion euro për bujqësi.

“Buka dhe pushka” janë dy siguritë më urgjente, më prioritare dhe më të domosdoshme për një shtet dhe komb. Ushtria e Kosovës nuk ka qenë kurrë më e madhe e se sot dhe më e mirë armatosur dhe pajisur. Kurrë nuk ka qenë më e stërvitur, trajnuar e shkolluar në akademitë më prestigjioze ushtarake të ushtrive mike perëndimore. Por edhe kurrë s’ka qenë më e fuqishme dhe e gatshme për ta mbrojtur territorin dhe sovranitetin tonë dhe jetët tona, sepse ky është misioni i sa, ta mbrojë Kosovën dhe të zhvillohet e avancohet krahas aleatëve tanë”, është shprehur Kurti.

Bujqësia dhe furnizimi me ushqim janë baza e ekonomisë për shumë vende. Ato sigurojnë punësim dhe stabilitet ekonomik. Ndërsa, një komb i armatosur është një gjendje që së bashku me aleatët të mbroj kufijtë e tij dhe sovranitetin ndaj kërcënimeve të brendshme dhe të jashtme. Përvec mbrojtjes nga kërcënimet e jashtme, forcat e armatosura shpesh sigurojnë rendin dhe ligjin brenda vendit.

Buka garanton jetën e popullit, ndërsa armatimi siguron mbijetesën e kombit.

Investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë shënuar rritje të konsiderueshme vitet e fundit, duke reflektuar përkushtimin e institucioneve të vendit për të forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe për të avancuar procesin e transformimit të FSK-së në një ushtri të plotë.

“Krahasuar me periudhën 2018-2020, Kosova ka rritur investimet e saj në blerjet e armëve në vitet 2021-2023 nga 4 milionë në 239 milionë euro.

Kosova tashmë ka tejkaluar ndarjen buxhetore prej 2% të PBB-së për mbrojtjen e saj, duke përmbushur kriteret e NATO-s të vendosura në Samitin e saj në Uells dhjetë vjet më pare.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se investimet në sistemet e armatimit kanë arritur në 239 milionë euro, duke përfshirë blerjen e dronëve Bayraktar dhe sistemeve të tjera moderne ushtarake.

Në janar 2024, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se Kosova ka bërë kërkesë për të blerë 246 raketa Javelin, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh, si pjesë e përpjekjeve për të modernizuar kapacitetet luftarake të FSK-së.

Nga viti 2021 deri në vitin 2023, janë rekrutuar 1,836 ushtarë të rinj, duke tejkaluar parashikimet fillestare. Aktualisht, FSK-ja ka rreth 2,500 pjesëtarë, me synimin për të arritur mbi 7,500 pas përfundimit të procesit të transformimit në vitin 2028.
Sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, në fazën e tretë të transformimit (2025-2028), planifikohet ngritja e kapaciteteve ajrore, duke përfshirë blerjen e helikopterëve dhe mjeteve të tjera ajrore.

Këto investime dhe përpjekje tregojnë angazhimin e Kosovës për të ndërtuar një forcë të armatosur moderne dhe të aftë për të garantuar sigurinë dhe sovranitetin e vendit.

Investimet në bujqësi

Mbështetja financiare e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për fermerët në tre vitet e fundit arrin në mbi 300 milionë euro, ndërsa rritja e mbështetjes përmes programeve arrin deri në 275 për qind për disa kultura bujqësore, përkrahje kjo e cila ka reflektuar në rritje të pjesëmarrjes në aktivitete bujqësore për 27 për qind.

Sipërfaqja e punuar e tokës sipas Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë si institucioni më relevant për të dhënat në bujqësi, në vitin 2019 ishte 81,517ha, ndërsa në vitin 2023 sipërfaqja e punuar është 121,650,17ha apo 49,23% më shumë, se në vitin 2019. (INA)

TË FUNDIT

Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Një punëtor nga Bangladeshi humb jetën në vendin e punës në Kumanovë

Filkov: Rritje të gjobave për shoferët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion

Mexhiti: Bashkëpunimi me SHBA-në garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë

Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve

“E premtja e zezë” për marketet ! Bojkot i ri nga qytetarët për shkak të çmimeve të larta

ME TE LEXUARA

1
Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut
1
Një punëtor nga Bangladeshi humb jetën në vendin e punës në Kumanovë
1
Filkov: Rritje të gjobave për shoferët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion
1
Mexhiti: Bashkëpunimi me SHBA-në garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë
1
Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve

LEXO MË SHUMË

Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Një punëtor nga Bangladeshi humb jetën në vendin e punës në Kumanovë

Filkov: Rritje të gjobave për shoferët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion

Mexhiti: Bashkëpunimi me SHBA-në garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë

Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve

“E premtja e zezë” për marketet ! Bojkot i ri nga qytetarët për shkak të çmimeve të larta