Pushteti dhe opozita në RMV nuk ndryshojnë qëndrimet për ndryshimet kushtetuese

Picture of INA
INA

04/09/2023

Qeveria në RMV siguron se do të arrihet numri prej 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese, ndërsa opozita, nga ana tjetër, edhe më tutje në qëndrimin kundër ndryshimit të Kushtetutës.

Në pritje që Kuvendi të kthehet në punë, kryeministri Dimitar Kovaçevski beson se deputetët do ta mbështesin procesin e integrimeve evropiane të shtetit dhe se nuk do të mungojnë deputetë për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Ai dje përsëriti se shumica prej dy të tretave është e nevojshme për vazhdimin e mëtutjeshëm të procesit të integrimeve evropiane në vend, por jo edhe të Qeverisë e cila ka 65 deputetë me të cilët është votuar.

“Të gjithë deputetët e Kuvendit e kanë obligim të mbështesin lëvizjen evropiane të shtetit sepse të rinjtë po largohen nga shteti për në vendet e BE-së sepse atje ka prosperitet ekonomik, shtet ligjor, drejtësi sociale dhe sundim të demokracisë. Këtë e dëshirojnë qytetarët tanë dhe këtë dëshirojmë ne”, tha Kovaçevski duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas prezantimit të programit të ri IPARD 3.

Beson se procesi i skriningut do të përfundojë me sukses dhe se pasi që të miratohen ndryshimet kushtetuese, do të mund t’i hapim të gjithë kapitujt. “Ky do të jetë proces i ri dhe imput për shtetin kur do të fillojnë reformat nga të gjitha aspektet”, tha Kovaçevski.

Shefi i Diplomacisë, Bujar Osmani në një kolumnë për integrimet evropiane, vlerëson se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, veçanërisht në raport me Ballkanin Perëndimor, dekada me radhë ka qenë subjekt i retorikës së fuqishme, i premtimeve dhe i zhgënjimeve. Për shumicën, zhgënjimet rrjedhin nga aderimi i ngadalshëm shumëvjeçar në BE, që thjeshtësuar mund të shprehet me moton “gjithçka ose asgjë”.

“Në vend të procesit të anëtarësimit binar, kjo qasje e rishikuar, u lejon vendeve kandidate të fillojnë t’i përjetojnë gradualisht përfitimet e integrimit, duke u bazuar në përmbushjen e kritereve të caktuara, por shumë kohë përpara se të fitojnë statusin e anëtarësimit të plotë. Ky tranzicion do të thotë se kandidatët mund t’i ndjejnë përfitimet fillestare nga sistemet ekonomike, sociale dhe politike të BE-së dhe të kontribuojnë përpara se të zyrtarizohet anëtarësimi”, theksoi ministri Osmani.

Një parakusht kryesor i kësaj paradigme është që të mos jetë një alternativë e anëtarësimit të plotë. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk meritojnë asgjë më pak.

“Në thelb, zhvendosja e fokusit nga anëtarësimi përfundimtar në procesin e vazhdueshëm të integrimit është një zgjidhje e favorshme win-win. Ai është në favor të një procesi me qasje të papengueshme, më të dobishme dhe më pak frustruese për të gjithë të përfshirët”, vlerëson ministri i Punëve të Jashtme, Osmani.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, javën e kaluar mbajti koordinim me grupin parlamentar, pas çka ishte riafirmuar qëndrimi se nuk ka ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar, ndërsa kërkoi edhe që të mos zvarritet mbledhja për ndryshimet kushtetuese.

“Nuk ka ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar. Jemi ashpër kundër zgjidhjeve ligjore që parashikojnë rritje të taksave që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e varfërisë, kërkojmë që të mos zvarritet procedura dhe të shpërdorohet pozicioni për të shtyrë seancën e ndryshimit kushtetues. Do të respektohet vullneti i qytetarëve dhe interesi i tyre që të mos dorëzohen para kërkesave për të bërë kompromise në dëm të interesave shtetërore”, deklaroi Mickoski pas koordinimit të rregullt me ​​grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.

Mbledhja e parë e re e Kuvendit pas pushimeve është caktuar më 5 shtator.

TË FUNDIT
31 minuta
Bexheti: Pushteti me veprimet e ndërmarra po cenon marrëdhëniet ndëretnike
37 minuta
LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkërisht votuan nevojën për miratimin e Ligjit për ”Branitellat”, VLEN braktisi seancën
37 minuta
VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!
51 minuta
Fronti Europian nuk i përjashton protestat
2 orë
Pjesëmarrja e Gashit në një dasmë në Kosovë, MPB nis procedurë disiplinore kundër gjashtë zyrtarëve policorë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Vihet gurthemeli i stacionit policor në Leposaviq
7 orë
Nxënësi i ZLM-së gjendet pa shenja jete në malin e Gazibabës!
1 ditë
Shiu ka shuar të gjitha zjarret në vend
2 orë
Janevska: Për shkak të migrimit masiv, ka tepricë mësimdhënësish në disa vende
23 orë
Shumë vende të rajonit janë përfshirë nga moti i keq me reshje shiut dhe erëra të forta
6 orë
VLEN: Ligji për përfaqësim të drejtë do të eliminojë abuzimet partiake në administratë

LEXO MË SHUMË

blerim bexheti

Bexheti: Pushteti me veprimet e ndërmarra po cenon marrëdhëniet ndëretnike

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkërisht votuan nevojën për miratimin e Ligjit për ”Branitellat”, VLEN braktisi seancën

IMG_7411

VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!

ali ahmeti ziadin sela fronti

Fronti Europian nuk i përjashton protestat

Afrim Gashi

Pjesëmarrja e Gashit në një dasmë në Kosovë, MPB nis procedurë disiplinore kundër gjashtë zyrtarëve policorë

barnatore biznes farmaci

OBSH: Shpenzimet e qytetarëve të Maqedonisë për ilaçe janë shqetësuese

vesna-janevska-780x439

Janevska: Për shkak të migrimit masiv, ka tepricë mësimdhënësish në disa vende

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

Ligji i “branitellave”, deputetët e VLEN-it e lëshojnë seancën

Adnan Azizi

“Pa ligjin e UÇK-së s’mund të avancohen të drejtat e “branitellave”! Adnan Azizi i përgjigjet ashpër LSDM-së

INFO

NA NDIQ