Pushteti dhe opozita pa marrëveshje për Prokurorinë Speciale (VIDEO)

0

Grupet punuese të partive politike të pushtetit dhe opozitës kanë mbyllur takimin e sotëm me dallime të thella rreth ligjit për Prokurorinë Speciale. Dallimet i ka sqaruar pas takimit, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.

“Prokuroria speciale duhet të vazhdojë të punojë si prokurori e jo si pjesë e prokurorisë publike, kërkesa për ndalim të hetimeve do të thotë humbje e zhdukje e shumë fakteve. Prezantuam argumentet tona për sjelljen e këtij ligji, deri të enjten duhet të dorëzohen në formë të amandamenteve”, ka thënë Deskoska.