Puthadorë dhe horra së bashku në stanin e Dhimos!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/01/2023

Nedai Shaholli

Ladutëria për një çik pushtet dhe prestigj të munguar mesa duket po thyen të gjitha barrierat dhe parimet mes kundërshtarëve politikë në ‘drzhavën Severna’ siç janë horrat dhe rrufjanët e djeshëm do të bëhen bashkëqeveritarë dhe do ulen së bashku në ‘stanin’ që ka ngritur premieri Dimitar Kovaçevski (Dhimo Kovaçi).

Këtë fund javë sipas të gjitha gjasave do të kemi mballosjen e re qeveritare, ku aleancistët e Taravarit do t’i bashkohen hajdutëve dhe të korruptuarve integristë të djeshëm duke i dhënë kështu garancë të plotë stabilitetit të qeverisë Dhimo së paku deri në zgjedhjet parlamentare.

Kësisoj, horrat dhe hajdutët do të hanë së bashku grazhdin e stanit Dhimo për gjoja në emër të integrimeve duke sakrifikuar ato kombëtare siç është shmangia nga shlyerja e nofkës së turpit të 20% (përdhosja e identitetit kombëtar) me rastin e ndryshimeve kushtetuese për një rast tjetër.

Stani i qeverisë ku fshihen horrat dhe puthadorët shqiptarë i shërben premierit Dhimo si ‘garancë’ ndaj ndërkombëtarëve për gjoja respektimin e pjesëmarrëjes dhe pakicave ‘pa asnjë diskriminim’ në bordellon qeveritare, për ta vazhduar aty ku e lanë paraardhësit e tij politikën skllavëruese ndaj shqiptarëve edhe ligjërisht përmes ligjit.

Në këto kushte e gjithë strategjia e premierit Dhimo konsiston në një pikë, në miratimin e ndryshimeve kushtetuese (pa çarë kokën për fshirjen e nofkës së turpit siç është 20% i famshëm) duke u përpjekur për të siguruar 80 vota, ku pa votat e komitëve vështirë se mund të arrij këtë numër të nevojshëm megjithëse mund t’i blej ata ashtu siç i bleu Zajko më 2019, kur fali terroristët komitë të ’27 prillit’ dha arriti të miratojë Marrëveshjen e Prespës nga të cilët varej qeveria e tij dhe heqja e vetos greke.

Kur jemi te vota e shqiptarëve ata tashmë janë deklaruar se do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar negociatat me BE-në, pa e fshirë nofkën denigruese të 20% për ta lënë edhe për ca vite si gur varri mbi kokat e shqiptarëve ose mund të kenë bërë ndonjë proçkë tjetër e sajesa për avancim të gjuhës shqipe në një rang tjetër që gjithsesi nuk e bënë atë të barabartë me sllavishten.

Këta janë pra puthadorët dhe horrat e partiçkave tona të llangosura me llucën e kënetës së korrupsionit në stanin e derrave që mendojnë vetëm për interesat e tyre dhe aspak për interesat kombëtare.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mesuesi

Vdiq pishtari i arsimit, mësuesi nga Sllupçani, Qemal Iseni

arberesha kryeziu

Deputetja e VV-së, Hyseni: Bujar Osmani përfaqësues i “Ballkanit të Hapur”, Arben Taravari i rreshtuar përkrah Kosovës

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Dy ditë historike për Kosovën në Strasburg – sot nis Asambleja e Këshillit të Evropës

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Mjekët specialistë privatë në RMV nga sot në grevë të përgjithshme

arsim zekolli2

Debatet televizive zbuluan ndërlidhjen e nëntokave mes Maqedonisë shqiptare dhe Kosovës

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

Mickoski vmro platforma

Mickoski: Kohët kur Reçica mund të shantazhonte dhe të diktonte kushte kanë ikur

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

EMRAT/ Ja kush janë ambasadorët dhe emisarët e rinj të BE-së në Ballkanin Perëndimor

INFO

NA NDIQ