“Puthte mirë Ledri?”, moderatorja flet për puthjen që ia dhuroi reperi

0

Moderatorja shqiptare ka folur për puthjen që i ka dhuruar Ledri.

Ledri Vula së fundmi ishte i ftuar në “E diell”, aty ku moderatorja Fjoralba Ponari i kërkoi reperit që të bënte një gjest romantik dhe reperi I dhuroi një puthje në faqe, shkruan lajmi.net.

Menjëherë videoja e puthjes bëri xhiron në rrjet ndonëse ishte një situatë komike dhe shou.

Më pas nuk kanë munguar reagimet e pyetjet që i janë bërë direkt moderatores lidhur me puthjen që ia ka dhuruar Ledri.

Ajo u ktheu përgjigje publikisht të gjithëve.

“Po të kthej të njëjtën përgjigje që i ktheva një mesazhi në DM: Jeta do ishte më e lehtë për të gjithë ne, sikur të bënit edhe ju diferencën midis showt dhe jetës reale”, u shpreh Fjoralba.

Kujtojmë se Ledri Vula është në lidhje dashurie me Sara Hoxhën dhe çifti së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.