Putin dërgon ekzekutorë në Ukrainë për të shfarosur ushtarët e tij që nuk luftojnë

Picture of designer@fetishimedia.ch

23/03/2022

Rusët nuk janë më të shqetësuar vetëm për vonesën e operacioneve ushtarake, por edhe për rritjen e numrit të viktimave.

Njeriu i fuqishëm i Kremlinit, Vladimir Putin , ka urdhëruar vrasjen e ushtarëve rusë të cilët janë të prirur kundër luftës dhe duan të kthehen në atdheun e tyre .

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, “ekzekutorët” e Putinit ndodhen në vendin e shkatërruar nga lufta dhe janë në mesin e forcave ruse. Ata kanë vetëm një qëllim, të vrasin të gjithë ata që nuk mund të durojnë të vrasin ukrainas.

Disa njësi ushtarake ruse janë urdhëruar të qëllojnë mbi këdo që përpiqet të largohet nga Ukraina. Në luftën në Ukrainë, Kremlini po përdor një taktikë të dhunshme , e cila, sipas gazetës britanike, të kujton epokën e Stalinit.

Sipas informacioneve, viktima të ekzekutimeve bien edhe ushtarët që kanë frikë dhe guxojnë t’u thonë eprorëve të tyre se do t’u dorëzohen ukrainasve.

Ushtarët rusë, të cilët u shprehin komandantëve të tyre dëshirën për t’u larguar nga fronti, sepse nuk ndihen mirë dhe se morali i tyre është “i ulët” , marrin përgjigjen e mëposhtme: ” Ose do t’ju qëllojmë ose do të vdisni duke luftuar “.

Rusët nuk janë më të shqetësuar vetëm për vonesën e operacioneve ushtarake që synojnë pushtimin e qyteteve strategjike të Ukrainës, por edhe për rritjen e numrit të kryengritësve brenda ushtrisë.

Shumë refuzojnë të luftojnë në Kherson dhe Mykolaiv, ku ka rezistencë të fortë ukrainase , sipas autoriteteve ukrainase, të cilët kanë arrestuar tashmë mijëra të burgosur rusë. /abcnews.al

TË FUNDIT

Interesimi për votim në ambasadë dhe në konsullatat e Kosovës në Gjermani është shumë i madh

Urime për 500 mijë zemrat e kuqe Albin!

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Isa Boletini” nga Mitrovica nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Rama për ‘El Mundo”: Shpresoj që Trump ta zgjojë Europën”!

Mbappe tregon se çfarë do të bëhej nëse nuk do të ishte futbollist

Vuçiç në një vijë me Grenellin: Kurti ka problem me administratën e re amerikane

ME TE LEXUARA

1

Rama për ‘El Mundo": Shpresoj që Trump ta zgjojë Europën”!
1
Mbappe tregon se çfarë do të bëhej nëse nuk do të ishte futbollist

LEXO MË SHUMË