“Putin e di se do të vdes, bota nuk do ta falë kurrë një sulm bërthamor rus”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se është “e vështirë të thuhet” nëse rreziku i përdorimit rus të armëve bërthamore është rritur pas sukseseve të fundit të ushtrisë ukrainase, por se ai mbetet i bindur se presidenti rus Vladimir Putin nuk do t’i mbijetojë një përshkallëzimi të tillë të armiqësive.

Duke folur me përfaqësuesit e Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve me bazë në Sidnej, Zelensky tha përmes lidhjes video se ishte “e vështirë për rusët të kontrollonin gjithçka që ndodh në vendin e tyre, ashtu si ata nuk kontrollojnë gjithçka që kanë në fushën e betejës”.

Zelensky tha gjithashtu se Putini e kupton se “bota nuk do ta falë kurrë një sulm bërthamor rus”.

“Ai e kupton se pas përdorimit të armëve bërthamore nuk do të mund ta shpëtojë më jetën, për këtë jam i bindur”, tha Zelenski.

Ushtria ukrainase ka rimarrë në ditët e fundit pjesë të territorit të aneksuar nga Rusia javën e kaluar dhe Putin ka paralajmëruar se nuk do të hezitojë të përdorë armë bërthamore për të parandaluar Ukrainën që të rimarrë kontrollin e zonave.(INA)