Një bisedë telefonike është zhvilluar mes Vladimir Putin dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
I pari e dha lajmin Trump duke thënë se zhvilloi një bisedë produktive. Në mbrëmje, foli dhe presidenca ruse.
Në një deklaratë që noa.al jua sjell më poshtë, thuhet se krerët e shteteve diskutuan çështje që lidhen me shkëmbimin e qytetarëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Në njoftimin vijohet duke thënë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës siguroi se pala amerikane do të përmbushë të gjitha marrëveshjet e arritura.
Deklarata pohon se u diskutua edhe tema e zgjidhjes në Ukrainë: “Donald Trump foli në favor të një përfundimi të shpejtë të armiqësive dhe një zgjidhje paqësore të problemit.
Vladimir Putin, nga ana e tij, përmendi nevojën për të eliminuar shkaqet rrënjësore të konfliktit.
Putin ra dakord me Donald Trump se një zgjidhje afatgjatë mund të arrihet përmes negociatave paqësore.
Presidenti rus mbështeti gjithashtu një nga tezat kryesore të kreut të shtetit amerikan se ka ardhur koha që vendet tona të punojnë së bashku.
Gjatë bisedës u trajtuan temat e zgjidhjes së Lindjes së Mesme, programi bërthamor iranian, si dhe marrëdhëniet dypalëshe ruso-amerikane në sferën ekonomike.
Presidenti rus ftoi presidentin amerikan të vizitojë Moskën dhe shprehu gatishmërinë e tij për të pritur zyrtarët amerikanë në Rusi për të folur në fushat me interes të përbashkët, duke përfshirë zgjidhjen e Ukrainës.
Vladimir Putin dhe Donald Trump ranë dakord të vazhdojnë kontaktet, duke përfshirë organizimin e takimeve personale. /noa.al