Putin, “gishtin në këmbëz” ndaj Perëndimit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/02/2023

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia dëshiron ta zgjidhë konfliktin në Ukrainë në mënyrë paqësore, por se vendet perëndimore kanë përgatitur një “skenar të ndryshëm” pas shpine.

Në fjalimin e tij të parë në parlamentin e Dumës ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, Putin njoftoi gjithashtu se po pezullonte pjesëmarrjen e Rusisë në New START, një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara që kufizon arsenalet strategjike bërthamore të dy palëve.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes NATO-s, po i japin ultimatum Moskës për START-in e ri dhe se Uashingtoni kërkon përmbushjen e të gjitha pikave, ndërsa ai vetë planifikon “të sillet si të dojë”, transmeton RIA Novosti.

Putin pretendon se Uashingtoni synon të testojë armët bërthamore dhe se një informacion i tillë ekziston.

“Në këtë situatë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe Rosatom duhet të sigurojnë gatishmërinë për testimin e armëve bërthamore ruse. Natyrisht, ne nuk do të jemi të parët që do ta bëjmë këtë, por nëse SHBA do të kryejë një provë, atëherë do ta bëjmë edhe ne”, tha Putin.

Perëndimi dhe Kievi, “fajtorë” për luftën

Duke folur për luftën në Ukrainë, Putin fajësoi Perëndimin dhe Kievin për fillimin e saj.

“Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë paqësore, duke negociuar një rrugëdalje paqësore nga ky konflikt i vështirë, por pas shpine po përgatitej një skenar krejtësisht tjetër”, u tha Putin përfaqësuesve të parlamentit rus, në fjalimin e tij të parë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës..

Ai shtoi gjithashtu se Perëndimi “mashtroi në mënyrë cinike popullin e tij”.

Në fjalën e tij, Putin tha gjithashtu se Rusia “ka bërë me të vërtetë gjithçka që është e mundur për të zgjidhur problemet në Donbas me mjete paqësore, por se avokimi i Perëndimit për paqen ishte i rremë”.

“Kiev zhvilloi bisedime me Perëndimin për blerjen e armëve përpara fillimit të operacionit ushtarak në Ukrainë,” tha Putin.

Sipas tij, kjo metodë mashtrimi është përdorur edhe më parë, “kështu e shkatërruan Jugosllavinë, Irakun, Libinë…”.

Putin deklaroi se, sipas të dhënave të marra nga Rusia, në shkurt të vitit të kaluar, gjithçka ishte gati për, siç tha ai, “një veprim të ri ndëshkues të Kievit në Donbas”.

SHBA kërkon “fuqi të pakufizuar”

Presidenti rus mban një fjalim të madh në Duma për të dhënë analizën e tij të situatës ndërkombëtare dhe vlerësimin e tij për atë që ai e quan një “operacion ushtarak special”.

Putin fajësoi Perëndimin për fillimin e konfliktit në Ukrainë, duke thënë se vendet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kërkojnë “fuqi të pakufizuar” në çështjet botërore.

Ai vlerësoi se në shekujt e kolonializmit, vendet perëndimore ishin mësuar t’u lejohej gjithçka.

“Në dhjetor 2021, zyrtarisht i dërguam NATO-s draftet e kontratës për garancitë e sigurisë, por ne u refuzuam në të gjitha pozicionet. Më në fund u bë e qartë se drita jeshile për agresion ishte dhënë. Kërcënimi rritej çdo ditë”, tha Putin.

Sipas tij, Rusia ishte sinqerisht e hapur për dialog dhe u propozoi partnerëve perëndimorë që kjo ide të përpunohej.

“Ata (Perëndimi) e filluan luftën, dhe ne përdorëm forcën dhe po e përdorim për ta ndalur atë”, theksoi ai.

Sipas tij, Rusia mbron me vendosmëri jo vetëm interesat e saj, por edhe pozicionin e saj se në botën moderne nuk ka ndarje në vende të “civilizuara” dhe vende të tjera.

“Perëndimi përdor Ukrainën si terren stërvitor”

Sipas vlerësimit të tij, Perëndimi është i gatshëm të përdorë çdo mjet për të luftuar kundër Rusisë, duke përfshirë, siç tha ai, “terroristët dhe neo-nazistët”, për sa kohë ata i shërbejnë qëllimeve të saj.

Putin përsëriti pretendimin se Rusia nuk është në luftë me popullin e Ukrainës dhe se populli i Ukrainës është peng i regjimit të Kievit dhe Perëndimit, i cili, sipas presidentit rus, “de fakto e pushtoi atë vend”.

“Perëndimi po e përdor Ukrainën si një thes grushtimi kundër Rusisë dhe si një terren stërvitjeje,” tha Putin.

Ai tha gjithashtu se Moska po sfidon përpjekjet perëndimore për të shkatërruar ekonominë ruse me një paketë të paprecedentë sanksionesh, duke shtuar se miliarda dollarë janë në rrezik për Perëndimin, por se rrjedhat e të ardhurave të Rusisë nuk janë tharë.

Një paralajmërim për Perëndimin

Ai theksoi se është e pamundur të mposhtet Rusia në fushën e betejës dhe vlerësoi se Perëndimi nuk e fsheh qëllimin e tij – t’i shkaktojë Rusisë një disfatë strategjike.

“Çfarë do të thotë kjo për ne? Kjo do të thotë se ata përfundojnë me ne një herë e përgjithmonë”, tha Putin.

Ai vlerësoi se Perëndimi synon ta transferojë konfliktin lokal në fazën e konfrontimit global dhe shtoi se Moska do të reagojë në përputhje me rrethanat, sepse, siç tha ai, në atë rast bëhet fjalë për shkatërrimin e vendit.

Putin paralajmëroi Perëndimin kundër ofrimit të ndihmës ushtarake shtesë për Ukrainën, duke thënë se një mbështetje e tillë do të provokonte një përgjigje ushtarake nga Moska.

“Një rrethanë duhet të kuptojë të gjithë… Sa më shumë armë me rreze të gjatë të mbërrijnë në Ukrainë nga Perëndimi, aq më shumë do të na duhet ta largojmë kërcënimin nga kufijtë tanë, kjo është e natyrshme,” tha ai.

Presidenti rus premtoi se do të vazhdojë “sistematikisht” ofensivën e Moskës në Ukrainë.

I rrethuar nga katër flamuj rusë trengjyrësh në të dyja anët, Putin i tha elitës politike dhe ushtarake ruse se Moska do të “zgjidhte me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme detyrat me të cilat përballemi”.

Putin flet për luftën dhe situatën aktuale në Rusi, si dhe për politikën ekonomike dhe sociale. Ky është fjalimi i tij i 18-të presidencial në parlament.

Ai e mbajti fjalimin e tij të fundit në prill 2021 dhe ky është fjalimi i parë i tillë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës. Vitin e kaluar ai nuk e mbajti, duke iu referuar “dinamikës së ngjarjes”. /tesheshi

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1243

Kasami: VLEN do të ndajë 500 milionë euro për komunat shqiptare

improvizim

Në seancë të improvizuar, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së

Kurti

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të ndaluar në Serbi

zgjedhje maqedoni

Fillon gara për deputetë, edhe pesë ditë fushatë presidenciale

dimri-bore temperatur

Në viset malore reshjet e shiut do të kalojnë në reshje të borës, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

ballkani-1024x873-1

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

INFO

NA NDIQ