Putin kërkon rikthimin e marrëdhënieve të plota me SHBA-në

0

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi sot pasi takoi shefin amerikan të diplomacisë, Mike Pompeo se kërkon të rivendosë marrëdhënie të plota me SHBA-në pavarësisht mosmarrëveshjeve të shumta mes dy fuqive rivalë.

“Kam përshtypjen që presidenti amerikan është pro një rifillimi të kontakteve mes Rusisë dhe SHBA-së. Nga ana jonë, kemi thënë shpesh herë se duam të rivendosim marrëdhënie të plota”, deklaroi Putin në fillim të takimit të tij me Pompeon në Soçi.

“Me shumë mundësi vizita juaj në Rusi bëhet në përfitim të marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së dhe kontribuon në zhvillimin e tyre”, shtoi ai.

Ai përshëndeti gjithashtu hetimin objektiv të prokurorit special Robert Mueller, që doli në përfundimin se nuk kishte lidhje mes Donald Trump dhe Moskës.