Putini dërgoi vrasës për të eliminuar Vëllezërit e lavdishëm KLIÇKO, Ja kush janë të tjerët në listë?

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/03/2022

Mediat botërore raportuan së fundmi se Vladimir Putin dyshohet se dërgoi një njësi elitare prej 400 mercenarësh në Ukrainë, të ngarkuar me eliminimin e 24 liderëve ukrainas.

Përveç presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në listën e objektivave janë edhe vëllezërit Klitschko, të cilët të dy i janë bashkuar mbrojtjes së vendit të tyre. Vëllezërit Klitschko u bënë simbole të rezistencës, të cilat i shënuan menjëherë si objektiva të mercenarëve rusë.

“Putini ka përpiluar një listë të zezë me zyrtarë dhe personalitete të rangut të lartë ukrainas. Mes tyre janë dy ish-kampionë të botës në boks në peshën e rëndë, vëllezërit Vitaly dhe Vladimir Klitschko. Ata janë të preferuarit e ukrainasve dhe janë bërë fytyra e rezistencës ndaj agresionit dhe pushtimit rus. Vitaly është kryebashkiak i Kievit për tetë vitet e fundit dhe bashkimi vullnetar i Vladimirit në ushtri ka marrë një publicitet të madh në botë”, shkruan BBC dhe shton:

“Shembulli i tyre ndiqet nga dy boksierë të tjerë të mëdhenj ukrainas, Vasil Lomachenko dhe Oleksandr Usik, të cilët tashmë po mbrojnë Ukrainën. Vëllezërit e famshëm po bëjnë një promovim të madh për Ukrainën dhe janë simbolet e saj botërore, ndaj janë lart në listën e gjuajtjeve të Putinit.”

Anglezët zbulojnë gjithashtu se kujt iu dha detyra për të eliminuar personat nga lista.

Grupi “Wagner” ka 400 mercenarë të trajnuar dhe të pajisur mirë,  të ardhur nga Afrika në janar të këtij viti, nga Yevgeny Prigogine, një aleat i ngushtë i presidentit rus. Ai quhet gjithashtu “kuzhinieri i Putinit”, përcjell INA.

“Atyre u janë të garantuar para të mëdha. Të gjithë zyrtarët e lartë ukrainas janë informuar për planet e tyre”, raporton BBC.

Mercenarët dyshohet se ndjekin Zelenskin dhe të tjerët nga lista përmes telefonave të tyre celularë, duke pretenduar se e dinë se ku janë në çdo kohë të caktuar.

Një tjetër burim i tha Times se misioni për vrasjen e Zelenskit është ndalur për momentin, sepse negociatat që janë zhvilluar në kufirin me Bjellorusinë që nga mëngjesi i djeshëm janë në pritje. I njëjti burim shkruan se mercenarëve dyshohet se u është thënë se Putini nuk dëshiron një marrëveshje paqeje dhe se negociatat ishin vetëm një mashtrim strategjik.(INA)

TË FUNDIT

Putin “shkarkon” Lavrovin nga skena ndërkombëtare

Janevska: Do ta respektoj çdo vendim të kryeministrit

Ambasadori i BE-së në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Mickoski kërkoi përshpejtimin e reformave

MPB: Gjashtë persona humbën jetën brenda katër ditëve në aksidente trafiku në Maqedoni, respektoni rregullat e trafikut

Albion Jashari, golashënuesi më i mirë i Super Ligës së të Rinjve në Maqedoni, po shkëlqen me fanellën e Shkëndijës /TABELA

€500 milionë do të na kushtojnë interesat e kredive në vitin 2027! Bexheti: Rritja e BPV-së prej 3,8% për 2026 është tepër optimiste

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË