“Putini është vrasës”: Protestë në Podgoricë kundër presidentit rus

Picture of ina-online
ina-online

21/08/2023

Një protestë kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, është mbajtur të dielën në qendër të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricë, me sloganin “Putini është vrarës”.

Dhjetëra persona u mblodhën në sheshin qendror të Podgoricës duke mbajtur në dorë banerë që kërkonin lirimin e Alexei Navalny, liderit të burgosur opozitar rus.

Protesta e 20 gushtit ishte pjesë e një fushate të organizuar nga ekipi i Navalny në gjithë botën me sloganin “Putini është vrasës”.

Këto protesta po mbahen për ta shënuar trevjetorin e tentim vrasjes të Navalny, për çka ai ishte evakuuar nga Rusia në Gjermani për t’u shëruar nga helmimi me një agjent nervor të epokës sovjetike.

Më 17 gusht, SHBA-ja i sanksionoi katër rusë për të cilët thotë se ishin të përfshirë në helmimin e Navalny, dhe të cilët janë të lidhur me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë.

Kremlini e ka mohuar përfshirjen në helmimin e Navalny, i cili u arrestuar pasi u kthye në Moskë nga Gjermania në janar 2021.

“Putini po vret. Ai po i vret mijëra njerëz – ukrainasit dhe qytetarët e vet”, thuhej në njoftimin e ekipit të Navalny për thirrjen e protestave.

Leonid Volkov, ish-shef i fushatës zgjedhore të opozitës ruse, shkroi në rrjetet sociale se është e rëndësishme të theksohet me zë të lartë se “Putini është vrasës”, sepse, siç thotë ai, vetëm një e treta e qytetarëve të Evropës Perëndimore janë të gatshëm ta thonë këtë në protesta, sipas një studimi të ekipit të Navalny.

Alexei Navalnyt i janë shqiptuar dy dënime me burg, me 11 vjet dhe 19 vjet, nën akuzat për ekstremizëm dhe përvetësim.

Ai e ka hetuar korrupsionin në autoritetet ruse dhe i ka cilësuar akuzat ndaj tij si të nxitura politikisht.

TË FUNDIT
3 orë
NYT: Përmendoret në Shkup janë kryesisht të heronjëve bullgarë, Skënderbeu i shqiptarëve
3 orë
Prapaskenat e divorcit të Metës dhe Kryemadhit
3 orë
Me këtë formacion Sylvinjo po përgatitet kundër Spanjës?!
7 orë
Aleanca Demokratike Boshnjake dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak ngrisin kallëzim penal kundër Ivan Stojiljkoviqit
7 orë
“Zv/km e parë” e parasheh rregullorja e Qeverisë. Mexhiti: do të jem unë, kemi marrëveshje me Mickoskin

ME TE LEXUARA

7 orë
Gjeorgjia barazon me Çekinë, shpresë për Shqipërinë

16 orë
Kosova dhe Serbia, në gjykimin e James Rubinit
3 orë
Me këtë formacion Sylvinjo po përgatitet kundër Spanjës?!
14 orë
Kuvendi sot zgjedh qeverinë e re në krye me Hristijan Mickoski
3 orë
Prapaskenat e divorcit të Metës dhe Kryemadhit
14 orë
Euro 2024, arenë e rivaliteteve ballkanike

LEXO MË SHUMË

NORTH MACEDONIA IDENTITY 1

NYT: Përmendoret në Shkup janë kryesisht të heronjëve bullgarë, Skënderbeu i shqiptarëve

ilir meta monika kryemadhi

Prapaskenat e divorcit të Metës dhe Kryemadhit

kombetarja mitaj asani bajrami

Me këtë formacion Sylvinjo po përgatitet kundër Spanjës?!

IMG_3485

Aleanca Demokratike Boshnjake dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak ngrisin kallëzim penal kundër Ivan Stojiljkoviqit

qeveria

“Zv/km e parë” e parasheh rregullorja e Qeverisë. Mexhiti: do të jem unë, kemi marrëveshje me Mickoskin

Screenshot_4-16-600x360

Gjeorgjia barazon me Çekinë, shpresë për Shqipërinë

moti nxehti temperatura-termometri

I nxehti afrikan/ Vazhdon faza portokalli – Nga nesër pasdite ndryshon

qeveria

Në Qeverinë e re do të jenë 20 burra dhe 3 gra, mosha mesatare është 47 vjeç

Hristijan Mickoski

Mickoski: Mjaft debatuam për çështje etnike, është koha të fokusohemi në ekonomi dhe zhvillim

INFO

NA NDIQ