Putini feston Krishtlindjet i vetëm në një katedrale të Kremlinit

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/01/2023

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë të shtunën në një shërbesë të Krishtlindjeve të Kishës Ortodokse i vetëm, brenda një katedraleje të Kremlinit në vend që të bashkohej me besimtarët e tjerë në një festë publike.

Agjencia ruse e lajmeve RIA tha se ishte hera e parë në vite që Putini kishte shënuar Krishtlindjet në Moskë dhe jo në rajonin përreth kryeqytetit.

Televizioni shtetëror tregoi dy pasazhe të drejtpërdrejta brenda Katedrales ndërsa priftërinjtë ortodoksë kryen shërbesat e mesnatës, të njohur si Liturgjia Hyjnore. Shumë të krishterë ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 6-7 janar.

Putini, i cili festoi Pashkët vitin e kaluar në katedrale me mijëra pjestarë të tjerë, kremtoi vetëm Krishtlindjet vitin e kaluar në rezidencën e tij zyrtare në Novo-Ogaryovo pranë Moskës. Në vitin 2021, ai mori pjesë në një Liturgji Hyjnore publike në Novgorod.

Kisha Ortodokse Ruse mbështet luftën në Ukrainë. Patriarku Kirill i Moskës të enjten u bëri thirrje të dyja palëve që të respektojnë një armëpushim 36-orësh që kishte shpallur Putini me rastin e Krishtlindjeve.

Në një shërbesë për të shënuar Liturgjinë Hyjnore, patriarku Kirill të premten kritikoi Ukrainën për goditjen e një dege të kishës ortodokse me lidhje të gjata me Moskën.

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës ka bastisur godinën në pronësi të kishës dhe muajin e kaluar akuzoi një klerik të lartë për përfshirje në aktivitete kundër Ukrainës e që mbështesin politikat ruse. “Le të lutemi për vëllezërit dhe motrat tona dhe le të besojmë se një ditë këto tundime djallëzore do të pakësohen,” tha patriarku Kirill, duke vënë në lojë ato që ai i quajti “përpjekjet patetike” të Kievit për të shkatërruar kishën në Ukrainë.

TË FUNDIT
12 minuta
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit! Orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
16 minuta
Terroristët e sulmit në Banjskë enden të lirë, festojnë në Beograd me këngë nacionaliste
18 minuta
Krimi i organizuar/ Dy persona dyshohen për rryshfet – paraburgim për Gjykatësin e Supremes?!
26 minuta
Ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë në Maqedoni
1 orë
VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit

ME TE LEXUARA

1 ditë
Zejdi zbulon se çfarë janë podrumet e kuqe që i përmendi Ali Ahmeti
2 orë
60.090 denarë i duhen një familjeje katërantarëshe!
19 orë
Kritikat e Frontit Europian / Mexhiti: Ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë
1 ditë
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
5 orë
Qeveria e re VMRO dhe VLEN, një miliardë euro për komunat
1 ditë
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
1 orë
Avioni goditet nga turbulencat në ajër, humb jetën një pasagjer, plagosen 30 të tjerë

LEXO MË SHUMË

qytetare-1280x899

Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit! Orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta

ikja banjske grupi terrorist veri

Terroristët e sulmit në Banjskë enden të lirë, festojnë në Beograd me këngë nacionaliste

Prokuroria

Krimi i organizuar/ Dy persona dyshohen për rryshfet – paraburgim për Gjykatësin e Supremes?!

treni stacioni hekurudhor shkup

Ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë në Maqedoni

vmro

VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit

aeroplani-kinez

Avioni goditet nga turbulencat në ajër, humb jetën një pasagjer, plagosen 30 të tjerë

kredite denar

60.090 denarë i duhen një familjeje katërantarëshe!

ixhet memeti

Ixhet Memeti nuk ka imunitet

uji-vardar

Trupi i pajetë i një burri është nxjerrë nga Vardari në afërsi të Urës së Gurit, për momentin nuk dihet identiteti i tij

INFO

NA NDIQ